“Gazetarët e mafias e mbyllin raportimin apo analizën e tyre me shprehje si “viktima njihet si person me precedent,” apo “viktima kishte një të shkuar kriminale,” apo “vrasja dyshohet të jetë kryer për larje hesapesh.” Qershinë mbi tortën e frazeologjive të gazetarisë së mafias e ka ofruar udhëheqësi shpirtëror i saj dhe i vetë mafias, Edi Rama: “hëngshin kokat e njëri-tjetrit!”
Në Shqipëri gazetarët e mafias janë të shumtë. Ata nuk kanë asgjë për të thënë për Habilajt, Avdylajt, Bajrajt, Çapjet, Berishët e Shullazët. Ata nuk kanë gojë të përmendin biznesmenet, Vilma Nushin, Sandrin, Salillarin, Beson e Taivanit”, është një pjesë e asaj çfarë ka shkruar gazetari Vehap Kola e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat online si dhe ka nxitur mjaft reagime..
Gazetari Vehap Kola ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për interesin e mediave vizive dhe online të lidhura me pushtetin por edhe për gazetarët e lidhur me mafian në pushtet ose jo.
Ai foli edhe për shkrimin e publikuar në mediat sociale dhe online i cili u shpërnda masivisht, të titulluar “Gazetarët e mafias” ku fliste për lidhjet e krimit me qeverinë dhe devijimin e kësaj teme nga “gazetarët e mafias” drejt “paaftësisë së qeverisë”.
Kola tha se, gazetarët janë të lidhur me mafian për shkak të interesave financiare dhe ekonomike por edhe të nxitura nga faktorë ndërkombëtarë që iu shërben mos cënimi i imazhit të qeverisë
Pjesë nga biseda në studio e Vehap Kolës me gazetarin Enea Meksi:
Keni bërë një shkrim “Gazetarët e mafias”, është thjeshtë një opinion apo keni prova për këtë gjë?
E para nuk jam gazetar nga ata të mëdhenjtë të mafias. Përderisa në shkrim kam përmendur disa gjëra kryesore, unë besoj se është diçka e mundshme. Elemtentë të krimit dhe familjeve mafioze janë të ngjitura në të gjitha institucionet shtetërore, kur krimi mbizoteron në rrugë, vriten njerëz, bëhet luftë bandash dhe mbizotëron paniku, dhe këta gazetarë mbajnë të informuar publikun me gjëra që e orinetojnë debatin drejt problemeve bie fjala që ka opozita, i shërbejnë axhendës së mafias duke e hequr fokusin nga tema që nuk janë thelbësore
A është etike ti etiketojmë kështu?
Nuk ka asgjë jo etike në këtë shkrim. Këtu gazetarët nuk kanë asnjë kriter, veçse për të rrëzuar një grupim dhe për të sjellë një tjetër grupim politik në pushtet, siç ndodhi me sjelljen në pushtet të kësaj mazhorance që qeveris sot përmes favorizimit nga krimi.
Gazetarët janë një pjesë e medias, si do ta komentonit median në tërësi?
Në tërësi, me përjashtim të disa oazeve, janë të kapura, për shkak të interesave ekonomike e financiare me qeverinë ose janë të financuara nga donator ndërkombëtarë që janë të interesuara të mborjnë qevrinë për shkak të interesave të ngushta. Mediat e shkruara dhe ato online në tërësi janë nën kontrollin e qeverisë.
Pse nuk keni përmendur emra konkret të gazetarëve të përfshirë?
Nëse e lexon shkrimin nuk flitet për përfshirje konkrete të gazetarëve. Unë kam bërë një studim për të bërë një zbulim të gazetarëve që i kanë shërbyer organizatave mafioze. Rasti i parë është i ish-zv/ministrit të Mbrojtjes, Dritan Hila që është gazetar po ashtu, i cili deklaroi për aeroportin e Gjadrit, që është e pamundur që avionët e drogës të ulen e të ngarkonin që u vërtetua pastaj si e vërtetë, “se pista kishte materiale që mund të dëmtonin gomat”. Kjo është një butafori, por kujt i shërben ky argument? Natyrisht i shërben indistrisë së drogës. Edhe vetë përkrahja e një qeverie që është radhitur nga ndërkombëtarët dhe investigimet e medias jashtë kontrollit të shtetit, kanë vërtetuar se kjo qeveri është e lidhur me mafian, sepse kemi ish-ministra nën hetim. Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që e dërgoi në mënyrë jo ligjore të vëllain në Itali kur po hetohej në Shqipëri. Ose figura të tjera që kanë manipuluar zgjedhjet dhe kjo është e faktueshme.
Pse do na duhej ligji anti-shpifje kur ju thoni se mediat janë të lidhura me qeverinë?
Ka media jo, nga më të mëdhatë por kryesisht ato online të cilat nuk i janë nënshtruar qeverisë. Gjithkush mund të ketë frikë nga ky ligj sepse kriminalizon investigimin, kritikën ndaj qeverisë. Mund të penalizohet dhe përndiqet. Shkelja e të drejtave do të ndodh nëse ky ligj miratohet.
Është informacion komercional në Media që Bushati koordinonte Bajrat me Ramën. Të gjithë zërat që donin ta paraqesin Bushatin si kritik i Ramës janë shtirje për të mbuluar këtë. Është e qartë se e gjithë përpjekja e propagandës qeveritare synon të zhbëjë çdo lloj shprese tek publiku dhe të duket si e vërtetë ajo përplasje për të shuar zërat e lidhjes së tyre me bandat e Bajrajve, të shuajnë shpresën e publikut për opozitën dhe të krijojë alternativa të rreme si ajo e Blushit që është sot tek Top Channel.
Informacionet për gazetarët vijnë në forma të ndryshme, mund të mos jetë e verifikuar por mund të kundërshtohen. Kuptohet që kur nuk mohohen të gjitha janë të vërteta, nuk janë shpifje.
Nëse ky ligj do të ishte në fuqi dhe i miratuar, do ta shkruanit këtë shkrim dhe në këtë lloj forme?
Do ta shkruaja, nuk e di se ku mund të ndodhesha, por që do ta shkruaja sepse nuk kam shpikur gjëra.
Nga cila gjykata do të kërkonit të fitonit të drejtën tuaj nëse do të binit pre e këtij ligji?
Në asnjë gjykatë në këto që ekzistojnë, pasi e njëjta gjykatë mund t’i japë të drejtë gazetarit por e njëjta gjykatë mund ta burgosë gazetarin siç ndodhi me Durrësin për të njëjtën çështje.
Si i parashikoni lëvizjet politike duke marrë parasysh edhe 13 Tetorin e dekretuar nga Presidenti si datë zgjedhjesh?
Nuk jam në gjendje ta parashikoj, këtë e dinë më mirë politikanët pasi nuk e di nëse ka diskutime jashtë vëmendjes dhe brenda kulisave. Por është e dukshme se është krijuar një lloj polarizimi, me votime njëpartiake, duke vënë kopetenca kushtetuese në institucionet vartëse, duke ia hequr Presidentit, duke shkrirë organet e drejtësisë. Në ditën më të vështirë të qeverisë kemi një gjykatë që bën propagandë për qeverinë që merr në pyetje Lulzim Bashën.
Si ju duket ndalesa e protestave të opozitës?
Me sa kam kuptuar është një ndalesë për shkak të pushimeve
Ka marrë pushimet opozita?
Populli është me pushime, por besoj se do të ketë riaktivizim të tyre.
Cili është opinion juaj për Teatrin Kombëtar dhe atë çfarë po ndodh?
Nuk është më vetëm një çështje për guston, ndërmjet të resë dhe të vjetrës, por është një debat kushtetues dhe i të drejtës. Është bërë një ligj special, janë bërë shkelje ligjore, nga ana tjetër ka ndërhyrë në këtë proces një firmë private. Ajo që bie më shumë në sy është mungesa e qytetarëve të Tiranës në protestën e Teatrit. Sot Tirana është nënshtruar dhe qytetarët rrijnë distant.
Pse nuk kemi një tërheqje të kryeministrit nga shembja e Teatrit? Do ti humbiste mundësia për të ndërtuar Teatrin apo do të humbiste një betejë?
Edi Rama e ka parashikuar këtë betejë. I ka llogariur ato qindra-milionë euro që fitohen aty dhe nuk e ka problem se do të humbiste një sasi votash. Nuk mund të tërhiqet për sedër Edi Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)