Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK për Sali Berishën teksa pak më herët GJKKO miratoi masën e arrestit në shtëpi.
Rama tha se ai nuk komenton asgjë për non-gratën, duke shtuar se ëndrrat e tij janë më të mëdha se sa lidhur me persona të caktuar.
“Pyetja e lidhur me non – gratën, nuk kam asnjë koment, sepse nuk merrem me dike që është shpallur non grata nga SHBA, por ju siguroj që ëndrrat mia janë shumë të më mëdha se sa lidhur me persona të caktuar, nuk shoh në ëndërr si se dënohen njerëz”-tha shkurtimisht Rama.