20:20 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetarët e radios shtetërore në protestë për fjalën e lirë

07:40 | 14/09/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetarët e radios shtetërore në protestë për fjalën e lirë

Dhjetëra gazetarë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) që drejtohet nga shteti, organizuan një protestë të premten në mbështetje të lirisë së medias pasi një kolege e tyre, e cila njihet për mbulimin që i ka bërë korrupsionit në sistemit gjyqësor, u pezullua nga detyra për një kohë të shkurtër.

Çështja shkaktoi kritika nga grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe dega bullgare e Shoqatës së Gazetarëve Evropianë, e cila foli për një “grusht shteti kundër profesionalizmit në gazetari” në një vend me renditjen më të ulët në Evropë për sa i takon lirisë së shtypit.

Drejtori i ri i informacionit të BNR-së Nikolay Krastev, pezulloi të enjten Silvia Velikova-n, spikere dhe gazetare e njohur e radios, duke thënë se ajo kishte shkelur kontratën duke nxitur dëgjuesit gjatë transmetimit të drejpërdrejtë për t’iu bashkuar një protestë që lidhej me emërimin e kryeprokurorit të ardhshëm të Bullgarisë.

Shumë gazetarë e panë masën si të motivuar politikisht. Përballë një reagimi të fortë zoti Krastev dha dorëheqjen ndërsa gazetarja Velikova u rikthye në detyrë.

Kjo çështje e ka bërë edhe më të qartë zhgënjimin e shumë bullgarëve me atë që ata e shohin si një elitë politike të korruptuar dhe një gjyqësor joefektiv, të kritikuar shpesh nga Komisioni Evropian.

Këtë vit Bullgaria u renditet në vendin e 111-të nga 180 vende në Indeksin për Lirinë Botërore të organizatës Reporterë pa Kufij, më poshtë se edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të BE-së.

Në tetor 2017-s qindra gazetarë protestuan në Sofje ndaj kërcënimeve që zëvendës kryeministri Valeri Simeonov u bënte disa prej transmetuesve më të mëdhenj mediak në vend. Ai i akuzonte ata se po zhvillonin një “fushatë masive për njollosjen e tij”./VOA/

Etiketa: gazetaretmedia e lire
Pas

Kryemadhi zbulon 4 emrat e socialistëve: Me ato mund të bashkëpunoj pa problem!

Para

“Ngarkesë e madhe”, Stefi Prifti tregon çfarë i ndodhi dy orë para dasmës së të bijës

Para
“Ngarkesë e madhe”, Stefi Prifti tregon çfarë i ndodhi dy orë para dasmës së të bijës

"Ngarkesë e madhe", Stefi Prifti tregon çfarë i ndodhi dy orë para dasmës së të bijës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, arrestohet autori. Njoftimi zyrtar i Policisë

Trafik narkotikësh dhe pastrim parash/ 22 të arrestuar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC në Kosovë

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij

Gaza, akuza të ndërsjellta/ Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

‘Kumbari’ i marrëveshjeve të kokainës Kalabri-Napoli, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga durrsakun e arrestuar! Trafik Holandë-Spanjë me ‘Ligën e Kampionëve’ (EMRI)

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin (EMRI)

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.