Duket se fitorja e PS-së dhe Ramës në këto zgjedhje ka entuziazmuar dhe gazetarët e “Top Channel”. Kështu në një foto ku shihen së bashku disa prej tyre me dy gishtat lart, nuk duket mangët gëzimi dhe relaksi që shfaqin.
Disa prej tyre janë: Alban Dudushi, Ervin Kurti, Albana Osmani dhe Bieta Sulo me të voglin e saj.
Fotoja i thotë të gjitha, dhe sidomos dy gishtat që në këtë fushatë kanë qenë simbol i kryeministrit Rama.
Epo mesa duket drejtimi i Shqipërisë me një timon qenka i preferuar mjaft edhe nga gazetarët në “Top”, një kanal ky i preferuar për kryeministrin.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post