Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pasur frikë se ndaj tij mund të bëhej ndonjë atentat ditën e arrestimit të Vladimir Gjutës.
Ai ka debatuar me gazetarët në “Opinion” pas pyetjes së bërë nga Blendi Fevziu i cila i kërkoi të dinte nga Rama se pse nuk ka dalë me një deklaratë policia të shpjegojë dhe qartësojë qytetarët se nuk kishte atentat ndaj kryeministrit.
Pyetja iu bë pasi Rama deklaroi më herët se gazetat dhe portolat publikuan lajme të rremë.
Pjesë nga debati:
Fevziu: Pse nuk doli policia të përgënjeshtrojë lajmin për aq kohë sa pretendoni se mediat e nxorën si atentat.
Rama: E dini sa gënjeshtra në ditë thuhen, të rri shteti në gatishmëri të përgënjeshtrojë.
Lala: Pse kryeministri lëviz me makinën e vëllait
Rama: E dini ju që kryeministri i vendit tënd bashkë me kryeministrin e Kosovës lëvizin me avion komercial
Lala: Thatë që lëvizim me makina të lira, që është normale për një vend të varfër si Shqipëria.
Rama: Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoi dot tek kondrinori
Lala: Mos u shmang, keni ardhur për t’ju bërë pyetje
Rama: Nuk ka kryeministra që futen nëpër linja komerciale, por unë kam bërë këtë zgjedhje. Nëse të gjithë ministrat e jkryeministrat e mëparshme, përdornin privat, unë dhe ministrat e mi përdorin komercialin, vetëm kur kam udhëtime në Amerikë, për shkak se jam i gjatë dhe më duhet të përballem pastaj me problem të shtyllës kurrizore udhëtoj me privat.
(F.GJ/FAXWEB.AL)