Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbylli zyrtarisht procesin e dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gazetarët e emisionit investigative “BOOM” e ka monitoruar me kujdes këtë proces. Gjatë puntatës së sotme, “BOOM” sjell rastin një gjyqtari të varfër të Gjykatës Administrative në Tiranë.
Bazuar në formularin e deklarimit të pasurisë, gjyqtari në fjalë rezulton bashkëkreditor me babain e tij, për një makinë vlera e të cilët nuk shkon më shumë se 2 milion lekë të vjetra.
Megjithatë, pas amortizimit të makinës ka qenë pikërisht bashkëshortja, ajo që i ka blerë një makinë me kursimet e saj gjyqtarit.
Por çfarë kanë bërë gazetarët?! Ata i kanë lënë një thes me miell në dyert e gjykatës, bashkangjitur me një shënim.
Gjyqtari në fjalë, në formularin e vetëdeklarimit figuron i zhytur në hua deri në vitin 2040.
Biseda:
Gazetarja: Në formularin e deklarimit të pasurisë, ju rezultoni tejet i varfër. Keni nevojë për ndihma, ushqime?
Gjyqtari: Ka organe kompetente Vettingu. Nga cili tv jeni ju?
Gazetarja: Jemi nga Ora News!
Gjyqtari: Mund të flasim, se kemi një gjykim bashkë! (D.D/Shuplaka)