03:55 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari akuzon rëndë shtetin, palë me firmat e ndërtimit që kanë marrë dhjetra jetë njerëzish, bëjnë fajtorë viktimat

07:25 | 28/11/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Gazetari akuzon rëndë shtetin, palë me firmat e ndërtimit që kanë marrë dhjetra jetë njerëzish, bëjnë fajtorë viktimat

Gazetari Mentor Kikia në një shkrim të publikuar disa orë pas ngjarjes së aksidentit në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë  e rënies së makinës në një gropë me ujë në rrugën e Lungomares, akuzon shtetin si fajtor. Edhe familjarët e viktimës kanë hedhur sulme të forta ndaj firmës së ndërtimit dhe shtetit, pasi sipas tyre në këtë aks mungon tërësisht sinjalistika që të tregojë se aty po kryhen punime.

Është e çuditshme sipas tij, sesi instancat shtetërore në vend që të jenë palë me viktimat, bëhen palë me firmat ndërtuese dhe nuk iu kërkojnë llogari atyre për dëmin e shkaktuar.

Më poshtë është statusi i plotë i Kikisë:

”Vendi ku fajin e kanë viktimat dhe ku shteti mbron vrasësit.

Ka ndodhur sërish ajo që ndodh kur njerëzit humbasin jetën në rrugë si pasojë e papërgjegjshmërisë së kompanive të ndërtimit. Shteti vihet direkt në shërbim të tyre, duke fajësuar viktimat. Edhe pasi makina ra në gropën e hapur në “Lungomares”, ku nuk kishte asnjë tabelë, asnjë ndriçim, asnjë sinjalistikë, asnjë barrierë, faji ishte i shoferit: Po ecte shpejt!

Kompania nuk do të mbajë përgjegjësi që hapi një gropë gjigande në mes të rrugës e nuk vendosi asnjë sinjalistikë. Disa muaj më parë, tre të rinj humbën jetën në po të njëjtën mënyrë, në Gosë të Kavajës. Makina e tyre ra në një kanal, pasi rruga nuk kishte asnjë parmak, asnjë ndriçim e asnjë sinjalistikë. Askush nuk mbajti përgjegjësi! Faji sërish i viktimave!gds

Disa vite më parë, edhe Prefekti i Vlorës mbeti viktimë e një aksidenti në mbikalimin e Kamzës në Tiranë, pasi kompania ndërtuese kishte lënë një pirg betoni në mes të rrugës. Sërish fajtor ishte viktima, po ecte shpejt!

Disa vite më parë, kur ishte në ndërtim rruga Lushnjë-Fier, për pak mbeta vetë viktimë, pasi natën u përplasa me blloqet e betonit, që firma ndërtuese e kishte vënë për të devijuar trafikun. Dhe blloqet e betonit i vije re që ishin në rrugë vetëm pasi përplaseshe. Asnjë tabelë, asnjë ndriçim provizor, asnjë shenjë… Pasi falenderova Zotin dhe prodhuesin e Benz-it, pasi seria 190 është një makinë posaçërisht për në Shqipëri, kërkova të padis kompaninë e ndërtimit. Por policia më tha: Mos u lodh kot, je i pesti që përplasesh sonte. Po pse blloqe betoni për të devijuar trafikun nga njëra korsi në tjetrën, nuk ka fuçi plastike? Në vendet e tjera, policia edhe kur ndjek kriminelë ua zë rrugën me fuçi plastike me ujë që të mos vriten po u përplasën.gropa

Kompanitë e ndërtimit janë një katastrofë. Gropa e kanale nëpër rrugë, pa vendosur asnjë shirit, asnjë shenjë. Askush nuk u kërkon llogari.

Ju që drejtoni gishtin e fajit tek viktimat, shikoni pak jo më larg, por në Maqedoni e Greqi, që edhe për punimet në një pusetë kabllosh telefonike, vendosen tabela që paralajmërojnë që 500 metra përpara, dhe natën ka drita që pulsojnë. Por ky është vendi ku shteti nuk vihet në anën e shtetasve të tij, por në anën e bastardëve që duhet të përgjigjen për jetët e humbura,’’ përfundon statusi i tij.

 

Pas

Festa e Pavarësisë në Prizren, Flamuri kombëtar dhe ai turk valëviten përkrah njëri-tjetrit

Para

Rama braktis Shqipërinë për festën e Pavarësisë, zgjedh të fluturojë drejt Gjermanisë

Para
Rama braktis Shqipërinë për  festën e Pavarësisë, zgjedh të fluturojë drejt Gjermanisë

Rama braktis Shqipërinë për festën e Pavarësisë, zgjedh të fluturojë drejt Gjermanisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.