Gazetari Armir Shkurti ka realizuar një video tepër íronike për pándeminë së kóronavirusit në vendin tonë. Aty shfaqet i veshur me rrobat e doktorit dhe me një litar në qafë dhe thotë se Shqipëria, si në Lúftën e Dytë Botërore, me gjithë bómbardimet, súlmet natën e ditën dhe kámikazët, ka vetëm 31 viktíma.
I ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, gazetari Shkurti u pyet se cfarë do ta detyronte të bënte këtë veprim ékstrem. “Unë jo, por kur të vendosin të tjerët që të varem jam gati. Jam që në ’90-ën gati të varem. Përvec se në litar, në asgjë tjetër. Fati i madh, i madhi Zot më ka dhënë lirinë dhe pavarësinë dhe absolutisht, shpresoj deri në vdekje, jo i varur nga të tjerët. Në litar, vetëm nëse vendos drejtësia, jam i hapur”, tha Shkurti.
Sa i përket deklaratës për maskat, që i cilëson si pajisje që kontrollojnë mendjen e gjithësecilit, Kurti thotë se është bazuar tek avokati Daka dhe nuk e mbështet vendosjen e maskave në rrugë.
“Këtë e ka thënë avokati Erald Daka dhe e mbështes. Kjo pándemi i ndau njerëzit në dy ideologji të tjera. Nuk ka më të majtë e të djathtë. Ishte pjesa që beson tek terróri i errësirës. Nuk dimë asgjë për virúsin, nuk dimë përse distanca duhet një ose dy. Nuk dimë sa jeton, u tha që jeton 9 ditë në asfalt. Por kjo maska për cfarë duhet, e mbaj në vende ku ka njerëz afër, jo në rrugë. Nuk e mban as kryeministri, as presidenti”, tha Daka.(A.M/Faxweb.al)