Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vendimin e çështjes Tahiri që u kthye në SPAK duke postuar fotografinë e ish-ministrit me kryeministrin Edi Rama. Në një shkrim në Facebook e krahason këtë situatë me filmin “Dueli i heshtur” duke thënë se përfundimi do të shkojë njësoj. Pra marinari do të marrë vetë kontrolin e anijes duke i hequr qafe të gjithënjë nga një.
Reagimi i plotë: Si i tha kapterr Ramiu(Ndrek Luca) marinar Skenderit te “Dueli heshtur”: “Ti me te vertete je personazh komedie mor djale. Puna e komisarit ishte lojaaaaaaaa. Edhe une ashtu mendoj, s’ka me gjykim te shkurtuar!!!! Te gjithe ne rresht para trupit gjykues.
Nga i GJATI, me falni nga i pari, deri te i fundit, te vijne te deshmojne te verteten.
Ndryshe, puna do shkoj si te “Dueli i heshtur”, ku marinar Skenderit nuk i mbeti rruge tjeter, veçse ta merrte vet kontrollin e anijes dhe ta kthente ne port, por pasi hoqi qafe, nje nga nje, Kapterr Ramiun, Islamin dhe Bepinin bashke.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post