Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ndërprerë një intervistë me “CBS”, kjo për shkak se gazetari nuk ndalej duke i bërë pyetje mbi paraardhësin e tij Barack Obama.
Gjatë intervistës me presidentin, gazetari John Dickerson dukej mjaft i vendosur për të zbuluar mendimet e Trump për Obamën. Teksa bënte pyetje për 100 ditët e para të tij në shtëpinë e Bardhë, Dickerson e pyet për deklaratat e dikurshme të Trump se Obama ishte një njeri “i sëmurë dhe i keq”.
Mirëpo Trump i përgjigjet: “Merre si të duash, ai është sjellë mirë me mua nbë fillim mirëpo më pas marrëdhënia jonë nuk ka vazhduar.
Ndërsa gazetari vazdhon me të tijën, Trump lodhet dhe e ndërpret: “Kaq mjafton. Falemindrit shumë”. Pas këtyre fjalëve Trump largohet nga intervista. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post