Në media është shfaqur një video në të cilën shihet se si pjesëtarët e sigurimit në një sallë konferencash, e nxjerrin jashtë një gazetar i cili i kishte shtruar një pyetje lideres së Frontit Nacional, Marine Le Pen. T
he Guardian, shkruan se ende nuk dihet se pse ishte shkaktuar ky incident në hapësirën e Kongresit, ku Marine Le Pen ishte rrethuar nga gazetarët dhe kameramanët të cilët po përcillnin fushatën e saj zgjedhore.
Ai në ato momente dëgjohet duke e pyetur Le Pen, nëse truproja i saj ishte asistenti i saj parlamentar.
Në video shihet se si gazetari Pol Larutur nga programi satirik Quotidien nga televizioni TMC bërtet: Më lëshoni…ku është liria e shtypit”, derisa sigurimi po e largonte nga salla.
Në Frontin Nacional kanë bërë të ditur se kjo parti nuk është përgjegjëse për nxjerrjen me dhunë të gazetarit nga forumi në të cilën ishte prezente liderja e kësaj partie, dhe se këtë gjë e kanë bërë anëtarët të sigurimit të sallës. (E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=a2MLs0MLZQ8