Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund lidhjes se tyre para dy muajve por shumë herë po përfliten për lidhjet e tyre të reja. Deri pak kohë më parë Nora nuk kishte bërë asnjë prononcim për ndarjen, duke e kaluar këtë periudhë në heshtje.
Edhe për Norën edhe për Robertin ka pasur thashetheme, madje edhe fotografi të ndryshme ku Roberti ishte parë me një femër tjetër e po ashtu ishte aluduar që në pushime me Norën ishte edhe një mashkull që për momentin nuk dihet.
“S’kam ç’të shtoj, vetëm i uroj gjithë të mirat”, kishte thënë Nora në një intervistë të shkurt për Prive këtë javë kur u pyet për ish-bashkëshortin e saj. Por kur gazetari e pyeti Norën për lidhjen e re të saj që po përflitet Nora është përgjigjur shkurt duke dhënë një përgjigje epike “Bye”.