Gazetari nga Holanda, Vincent Van Gerven Oei në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se parlamenti ka një mocion ku qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë.
Ai thekson se vetëm një lëvizje e fundit e qeverisë duke e injoruar këtë mocion, por shton se kjo është gati e pamundur pasi qeveria është pakicë në Senat.
“Parlamenti ka adaptuar një mocion që thotë që qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. Qeveria ka mundësi në momentet e fundit të injorojë këtë mocion, por problemi është që për momentin qeveria është në pakicë në Senat dhe nuk jemi të sigurtë nëse ata e mendojnë të arsyeshme të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në Senat për këtë arsye”, tha gazetari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)