Gazetari i kronikës Artan Hoxha zbulon të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Sukth disa ditë më parë, ku viktimat ishin ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj si edhe Juxhin Dauti.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Hoxha tregon se të dyshuar për këtë ngjarje janë edhe zyrtarë të lartë të policisë.
“Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim. Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e ngjarjeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet.Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë,” zbulon gazetari.
Rreth orës 13:55 tësë martës, afër “Mbikalimit të Sukthit”, u vranë me breshëri plumbash ish-shef krimi ekonomik i Tiranës Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj. (D.D/Shuplaka)