Gazetari Telnis Skuqi shkruan sot, pas daljes së rezultateve të para që nxjerrin fituese Partinë Socialiste se edhe pse është ende herët të japësh argumente, humbja nuk duhet t’i faturohet një njeriu të vetëm.
”Është ende herët të japësh argumenta ku ende nuk është lexuar plotësisht vota e sovranit.
Fatkeqësia e Lulzim Bashës është se ai është kryetar i një force politike në kohën dhe vendin e gabuar.
Prandaj, humbja nuk duhet t’i faturohet një njeriut, por elitës së vjetër politike.”, shkruan gazetari.
Sipas tij PS nuk ka rritje dhe e djathta ka humbur 300 mijë vota, sa numri i shqiptarëve të ikur jashtë.
”Partia Socialiste nga 2013 nuk ka rritje, thjeshtë ka ruajtur votat e saj, ndërsa forcat e djathta kanë humbur 300 mijë vota, aq sa është numri i shqiptarëve të emigruar jashtë atdheut.
Loja e Edi Ramës për largimin e shqiptarëve ka qenë strategjia e tij.
(Shënim: Jeta vazhdon!)”, përfundon gazetari.
Deri më tani rezulton se janë numëruar 2601 nga 5362 kuti në rang kombëtar. Partia Socialiste ka rënë me 73 mandate, PD kap mandatin e 42, kurse PDIU merr mandatin e 4 në vend. LSI deri më tani po i afrohet mandatit të 21-të. (V.G/SHUPLAKA)