03:42 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari i bën pyetjen e sikletshme Ramës, ”nuk të mjafton Shqipëria që merresh edhe me Kosovën?”

12:34 | 03/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari i bën pyetjen e sikletshme Ramës, ”nuk të mjafton Shqipëria që merresh edhe me Kosovën?”

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” në Kosovë me gazetarin Berat Buzhala, ku mes të tjerave ka folur edhe për Shengenin e Ballkanit. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka qenë kundër kësaj nisme.

Rama përmendi edhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, të cilin e konsideroi një politikan folklorik dhe e akuzoi si gënjeshtar, pasi sipas Ramës, ai ka gënjyer kur ka thënë se kishte ushtruar presion në Berlin mbi Haradinajn për heqjen e taksës.

Më tej gazetari Buzhala e pyeti kryeministrin Rama se përse një politikan shqiptar merret kaq shumë me një shtet tjetër ndërkohë qe kryeministri Rama iu kundërpërgjigj me të njëjtën pyetje.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Isa Mustafa nuk i thotë të gjitha çfarë mendon. Sa herë kam qënë në tavolinë me të dhe me Hashim Thaçin, e nuk ka thënë njëherë se jam kundër. Unë e binda Vuçiçin se i thashë nuk bëj marrëveshje për tregëti të lirë. Unë tani thyej presidentin e Serbisë dhe nuk bind dot këta.

Buzhala: E dini biografinë e Vuçiçit?

Rama: Pse kam gjë ndërmend ta marr për krushk? Nuk kam ndërmend të bëj krushqi me Vuçiçin. Ramushin mos ma përmend fare se nuk e llogaris tek njerëzit që merr vesh nga këto punë. Ramushi për luftën i bëj respekte, për paqen nuk e konsideroj fare. Ai është politikan folklorik.

Haradinajn si kryeministër e kam respektuar maksimalisht, ndërsa ai ka gënjyer derrçe. Kështu i themi ne në Tiranë. Në Berlin, Haradinaj mori vendimin më të keq për Kosovën. Këtu është fjala ime kundër të tijës. Unë thjesht i thashë Ramush dëgjoje dhe pranoje këtë propozim.  Aty ka patur dëshmitarë. Unë nuk kam dashur të hyj në debate të tjera.

Buzhala: Çfarë ka gënjyer?

Rama: Tha se Edi Rama më bëri më shumë presion për të hequr taksën.

Buzhala: A nuk ju mjafton Shqipëria që vini merreni me Kosovën?

Rama: Po ju nuk mjafton Kosova që merrni në intervistë politikanë shqiptarë?

Buzhala: Ju keni hapur proces gjyqësor kundër Haradinajt..

Rama: Ramushin e kam çuar në Gjykatë në Prishtinë sepse populli i Kosovës duhet të mësojë të vërtetën. Lidhja me Kosovën nuk është lidhje elektorale ndërsa Ramushi me Kosovën është lidhje elektorale. E kam mbështetur kur ka vendosur taksën por i kam thënë që përdore për mjetet e duhura dhe mos u bëj si Donald Trump që i vë taksa Kinës.

Buzhala: Po me Albin Kurtin çfarë keni? Pse e kritikoni?

Rama: Nuk e kam thënë këtë. E kam mbështetur Albinin për atë që po bën.

Buzhala: Pse?

Rama: Sepse Kosova më intereson. Jam person që ja them njerëzve të Kosovës të vërtetën. Unë jam me të drejtën dhe e ardhmja është me mua në këtë rast. Unë jam kryeministër i një shteti tjetër por jam shqiptar 100% ashtu siç janë kosovarët për të cilën më dhemb për atë çfarë dëgjoj.

Buzhala: Është mirë që ju në vend se të merreni me Kosovën  të kujdeseni për imazhin e Shqipërisë që flitet për krimin e organizuar etj…

Rama: Unë flas për reputacionin ndërkombëtar shqiptar që ka të bëjë me nivele të larta. Gazetarë që shkruajnë Kolumbia…dhe Venezuela…. ka kudo.

Buzhala: A nuk ju duket e tepërt që nga Shqipëria sulmoni politikanët e Kosovës?

Rama: Unë nuk e bëra që ti pëlqej askujt, kur komunikoj për çështje të Kosovës them atë që ndjej se duhet të dëgjojnë njerëzit e Kosovës. Nuk jam përzier në punët e Kosovës për kryeministrat dhe Ramushi nuk është më kryeministër.

 

 

Pas

Keni një iPhone të vjetër e të ngadaltë? Apple mund t’ju detyrohet 25 dollarë!

Para

Furtunë në opozitën parlamentare, shkarkohet nga drejtimi i Komisionit Rudina Hajdari (Zbulohen emrat që ndryshohen)

Para
“S’do të lejojmë një pazar të radhës”, Hajdari mesazh PS-PD: Reforma zgjedhore s’do të bëhet mbi supet e qytetarëve

Furtunë në opozitën parlamentare, shkarkohet nga drejtimi i Komisionit Rudina Hajdari (Zbulohen emrat që ndryshohen)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.