02:21 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gazetari i REL-it arrestohet dhe rrihet gjatë protestave në Gjeorgji, avokati: Ishte duke ecur kur u kap nga forcat e sigurisë

08:08 | 02/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari i REL-it arrestohet dhe rrihet gjatë protestave në Gjeorgji, avokati: Ishte duke ecur kur u kap nga forcat e sigurisë

Një gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL) thotë se është rrahur dhe arrestuar nga forcat e sigurisë derisa po ecte pranë Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi. Jano Chkadua, avokat i gazetarit Beka Beradze, i tha REL-it se klienti i tij tha se po ecte pranë një proteste kundër Qeverisë mëngjesin e 1 dhjetorit kur u kap nga forcat e sigurisë.

Beradze i tha avokatit të tij se nuk ishte duke punuar në atë kohë dhe po ecte me miqtë pranë shtëpisë së tij, në zonën e protestave të nxitura nga vendimi i Qeverisë këtë javë për t’i pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Pas një vizite te një mjek, Beradze u transferua në një qendër të përkohshme paraburgimi, tha Chkadua. Chkadua i tha REL-it se Beradze kishte lëndime të dukshme në anën e djathtë të ballit.“Kur zbuluan se ai ishte gazetar në REL, ata u bënë më agresivë dhe filluan ta rrihnin. Më pas u hodh në një furgon së bashku me të arrestuar të tjerë dhe u rrah për rreth një orë”, pretendoi Chkadua.

Këto akuza nuk mund të konfirmoheshin menjëherë. Ministria e Shëndetësisë e Gjeorgjisë tha se 44 persona u lënduan gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës.

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në tre ditët e fundit, sipas autoriteteve, ndërsa Gjeorgjia është zhytur në kaos që nga fitorja e pretenduar nga partia miqësore me Rusinë, Ëndrra Gjeorgjiane, në zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të tetorit. Gjeorgjianët pro-BE-së janë zemëruar gjithashtu nga një njoftim i kryeministrit Irakli Kobakhidze se Qeveria e tij do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe do t’i refuzojë grantet buxhetore nga Brukseli “deri në fund të vitit 2028.”

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë pretendon se protestuesit kanë “fyer dhe sulmuar fizikisht” oficerët e policisë dhe kanë hedhur objekte të ndryshme drejt forcave të sigurisë. Megjithatë, video të ndryshme nga protesta shfaqën policinë duke rrahur protestuesit.

Kobakhidze sugjeroi më 30 nëntor se kishte “raste të izoluara” të brutalitetit të policisë, por edhe “dhunë sistematike” ndaj forcave të sigurisë nga protestuesit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i dënuan autoritetet gjeorgjiane për atë që e quajtën “përdorim të tepruar të forcës nga policia kundër gjeorgjianëve që kërkojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre për tubim dhe për t’u shprehur”./REL/

Pas

Lufta në Gaza/ Këshilltari amerikan: Shpresojmë të arrijmë marrëveshje për armëpushim

Para

LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, detajet e para

Para
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Gramsh

LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, detajet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.