Gazetari Bledian Koka ka shkruar në rrjetet sociale mbi debatin e mbrëmshëm në Opinion ku Baton Haxhiu u shpreh për Ramën si një idealist. Koka e ka lidhur edhe me deklaratën e sotme të Monika Kryemadhit për ujësjellësin në Durrës duke shkruar:
Pak politikë për Batonin
Monika Kryemadhi: Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti. Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë.
p.s…e kshu me rradhë
Gazetari kosovar, Baton Haxhiu i cili njihet për afrimitetin me Ramën ka thënë nga studioja e “Opinion” për Kryeministrin se ai është një idealist. Por kjo ngjalli edhe reagime të shumta në studio.
Baton: Është krijuar një dallim serioz mes dy lidreëve
Fevziu: Cili është dallimi?
Batoni: Është një përplasje serioze mes një idealizmi dhe pragmatizmi, realisht. Meta është pragmatist deri në skajshmëri, nëse mund të them ka një pashpirtësi, jo për të keq por për të mirë . Rama është i mbështjellur me idealizëm për reforma.
Fevziu: E bëre ideliast Ramën?
Batoni: Po po e kam bindje.
Berat Buzhala dhe Robert Rakipllari kanë qeshur menjeherë në mënyrë ironike me atë çka tha Batoni.
Fevziu: Këtu ndikoka edhe si Elisa.
Erisa Spiropali: Ka të drejtë.
Batoni: Ja po t’i tregoj arsyet pse.
Fevziu: Pra Rama ka një ideal.
Batoni: Për arsye dhe Rakipllari , Buzhala që po qeshin nuk besoj që janë brenda një dëshire të Ramës për të ndryshuar Shqipërinë. Kush ka guxim ti hujë refomës territoriale?
Rakipllari: Edhe Enveri donte ta ndryshonte Shipërinë, ideliast ishte. Nuk ka krahasim, por për fjalën që kam. (M.D/ Shuplaka)