Pamje dramatike tregojnë momentin kur gazetari i “The Sun” Ammar Alëaely u qëllua nga një snajperist i ISIS-it në Irak, ndërsa me kamerën e tij po filmonte.
Fatmirësisht gazetari ia ka hedhur paq vetëm me një plagë të lehta pasi plumbi goditi kamerën që ai kishte vendosur në gjoks duke e shkatërruar plotësisht.
ishte pikërisht kamera (Go Pro) e vendosur në jelekun e kamufluar që ia ndryshoi kahjen plumbit, duke ia shpëtuar jetën.
Kolegu të tij Owen Holdaway që punon për The Sun, ka shkruar se Ammar është këshilluar që të pushojë paksa, pasi ishte traumatizuar nga plumbi i snajperistit të ISIS-it.
https://www.youtube.com/watch?v=nJVyI17USJk
Discussion about this post