Në Kosovë gazetari invetigativ Parim Olluri dhe njëkohësisht drejtori i gazetës “Insajderi”, është sulmuar fizikisht nga disa persona mbrëmjen e djeshme.
Sipas mediave kosovare sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.
Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka humbur ndjenjat, siç raporton vetë “Insajderi”.
Pas sulmit Olluri mori mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa sulmin e lidhi me ndonjë shkrim të tijin, me të cilin mund të ketë prekur interesat e dikujt.
Si ndodhi sulmi:
“Pak para orës 22.00, duke hyrë me të fejuarën time në banesë, jam sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, të cilët nuk kam mundur t’i identifikoj. Ata nuk folën asgjë, prandaj nuk di kush mund të jenë sulmuesit. Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka marrë informatat bazike. Po pres që nga kamerat e vendosura në lokalet e bizneseve në atë rrugë të mund të identifikohen sulmuesit”, tha Olluri për RTV Dukagjini. (J.V/Shuplaka)