04:26 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari investigativ u godit nga një grua, PUBLIKOHEN pamjet e dhunës

21:29 | 10/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari investigativ u godit nga një grua, PUBLIKOHEN pamjet e dhunës

Gazetari investigtiv Genci Angjellari , u dhuna pak ditë më parë nga një grua 44 vjeçare.

Mbrëmjen e sotme emisioni “Stop ka transmetuar pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Angjellari.

 Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.

Gazetari ka kërkuar shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës, Mirela Topulli, përballë provave ajo ushtroi dhunë mbi Angjellarin.

Gazetari: Përshëndetje ju jeni pronarja e kësaj fabrikës?

Mirela Topulli: Nuk kam komente.

Gazetari: Pse, po këto mbetjet që janë djegur, ku i hidhni?

Mirela Topulli: Ju, kush jeni ju?

Gazetari: Jam nga Televizioni Klan, nga emisioni “Stop”.

Mirela Topulli: Gëzohem. Qofsh me shëndet!

Gazetari: A mund të na japësh informacion se ku i hidhni këto mbetje?

Mirela Topulli: Ka mundësi të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Për çfarë arsyeje? Mund të na thuash se ku i hidhni këto mbetje zonjë?

Mirela Topulli: Zotëri mund të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Po nuk mund të largohem se kjo është një ndotje shume e madhe mjedisore që ndodh.

Mirela Topulli: Çfarë di për ndotjen mjedisore?

Gazetari: Unë çfarë di?

Mirela Topulli: Hë?

Gazetari: Do shkojmë bashkë tani të tregoj unë se ku i keni hedh mbetjet?

Gazetari: Do na ndjekësh nga mbrapa?

Mirela Topulli: Do vij unë…

Gazetari: Hajde… Ktheje makinën…

Mirela Topulli: Ju jeni bajga e shoqërisë shqiptare…

Gazetari: Bajgat i ke hedh atje.

Mirela Topulli: Unë hedh atje?

Gazetari: Kush i hodhi?

Mirela Topulli: Ta tregoj unë se kush i hodhi.

Gazetari: I ke me të filmuara të gjitha, të gjitha. Ja shikoje! Shiko çfarë bën, shikoje!

Mirela Topulli: E di ç’të bëj unë ty? E di ç’të bëj unë ty more qen.

Gazetari: Bravo! Shiko çfarë bën… kjo që do më denonconte në Prokurori. Bravo!

Ndërkohë që  gazetari Saimir Kodra,  i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit Shqiptar që të fillojë hetimet. 

“I bëj apel shumë të fortë Policisë së Shtetit, e cila e ka shpallur në kërkim, por ajo vazhdon e pi birra nëpër lokalet e Tiranës. Prokurorisë së Shtetit Shqiptar, e cila do të fillojë hetimet. Këtë javë do ta trajtojmë deri ditën e fundit këtë histori, dhunën ndaj gazetarit, por me t’u rikthyer në Shtator… sigurisht kjo nuk është presion, as dhunë psikologjike, por do të dëshiroja që në bazë të ligjeve dhe rregullave të shtetit, kjo çështje të mos ketë fundin e shumë çështjeve të tjera të dhunës ndaj gazetarëve apo një sy qorr e një vesh shurdh”, tha Kodra. (S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: dhunegazetari investigativgruaja
Pas

Rama takon homologun turk, publikon VIDEON nga takimi

Para

“E bëra për tifozerinë”, Starova jep dorëheqjen, Partizani mbetet pa trajner

Para
Starova:Presim kupën e sezonit të kaluar, Duka ka instaluar diktaturën

"E bëra për tifozerinë", Starova jep dorëheqjen, Partizani mbetet pa trajner

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.