Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE, ka kërkuar një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të zgjidhur situatën e krijuar përmes dialogut, pas zgjedhjeve.
Por propozimet e Ramës për të dhënë rrugëzgjidhje krizës në Bjellorusi, janë hasur me reagime të shumta në politikën shqiptare, por jo vetëm, kjo për shkak të blerjes së votave edhe në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2017.
Gazetari i “Blid” Peter Tiede, i njohur në vendin tonë si publikuesi i përgjimeve të dosjes së famshme 339, që përball me sulmet e kryeministrit shqiptar, i cili hoqi dorë nga padia, nuk e ka kursyer ironinë me kryeministrin Rama.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Tede shkruan: “Nuk është shaka Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në. As nuk mund ta imagjinosh. Besoj se po bie borë, ose stuhi rëre”.