Gazetari Denis Dyrnjaja ka ironizuar së fundmi deputetin Ben Blushi, kreun e LIBRA-s, i cili vizitoi një ditë më parë banorët e Zharrëzit, të cilëve u mësonte si të organizoheshin në protestë dhe u thoshte se “media i kishte bojkotuar”.
Sipas gazetarit, kjo ishte një situatë qesharake për dy arsye: e para se deputeti duhet të thoshte hajdeni në protest pas meje dhe jo shkoni të protestoni dhe e dyta se fshatarët nuk e njohin fjalën “bojkot”, është tjetër gjë të shkruash libra.
“Ben Blushi mësonte sot fshatarët e Zharrezit si të organizoheshin në protestë dhe iu thoshte se media i kishte bojkotuar. Ishte ironike por dhe qesharake situata sepse Blushi që nuk I kishte bojkotuar nuk iu thoshte hajdeni pas meje se do shkojmë të protestojmë por iu thoshte shkoni protestoni në Fier. Dhe se fundi. Nuk e di por me dyshim e kam nëse e dinë fshataret fjalën bojkot. Është tjetër gjë të shkruash libra tjetër gjë t’u flasësh njerëzve sepse ata kur nuk ta kuptojnë gjuhën TË BRAKTISIN – fjala e duhur në vend të fjalës bojkot.”, shkruan Dyrnjaja. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post