Mbrëmjen e djeshme pas 3 muajsh bojkot janë kthyer në parlament deptutetët e opozitës pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha, ku janë votuar ndryshime në qeveri dhe ligji i Vettingut.
Në votimin e mbrëmjes së djeshme janë votuar 6 ministrat teknikë, zëvëndëskryeministri dhe postet e tjera që u ndryshuna nga marrëveshja Rama-Basha.
Në këtë séancë plenare nuk kanë munguar as batuat dhe debatet mes deputetëve por u votua qeveria e re, nga cila priten të zhvillohen edhe zgjedhjet në 25 qershor.
Por nga ana e gazetarit Edi Oga nuk kanë munguar edhe ironia e kësaj séance plenare. “Eja në teatër”, është mbishkrimi i një fotoje ku shfaqen deputetët gjatë seancës plenare, e publikuar nga Edi Oga.
Mesa duket gazetarit seanca e djeshme i është dukur një teatër me aktorë deputetët e kuvendit. (J.V/Shuplaka)