Gazetari Artan Hoxha nga studio e emisionit “Tonight”, ka dhënë detaje të tjera se çfarë po bën prokuroria me çështjen Tahiri tani që ish ministri hoqi dorë nga mandati i deputetit.
“Unë di që Saimir Tahiri si qytetar i thjeshtë është në vëzhgim të skuadrës operacionale, e ka vënë në vëzhgim prokuroria edhe kë takon në rrugë me kë kontakton, e ka bërë prokuroria tani.
Unë një ditë në një lokal dhe përballë vura re që ishte Tahiri me persona që ai i njihte, edhe unë i njihja dhe makinat që pashë rrotull pashë që ishin të skuadrës operacionale.
Së dyti Tahiri u paraqit në parlament dhe u tha se kërkoi të shpëtonte mandatin. Po te kujtojme, ai kërkoi të fliste, por ndodhi incidenti me miell e vezë dhe s’ptai mundësi të fliste, edhe këtë të enjte, më ka rezultuar se ka kërkuar të flasë në seancë plenare.
Por fakti që atë ditë në listë ishin dhe 40 deptuetë të opozitës, ka gjetur zgjidhje selinë e Kuvendit, në këtë prizëm dorëheqja e Tahriti i ka shërbyer shumë personave që kanë qenë nën presion gjatë kësaj kohe që nga Rama e deri më poshtë.
Opozitës i ka rrëzuar një lloj kauze ndaj tani është aktivizuar varianti që ai është larguar në një marrëveshje me Ramen”, tha Hoxha.
(M.Q/Faxweb)