Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në “Neës24”, ka dhënë detaje se si nisi konflikti mes fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan, të cilësuara si dy bandat që sundojnë qytetin.
Kjo histori e e ka zanafillën kur kanë hyrë lojërat e fatit në Shqipëri. Sokol Çapja i cili futi një numër të konsiderueshëm makinetash, kompjutera ku luhen lojëra fati, duke qenë se po futej një operator tjetër në treg një italian, i hyri frika sepse ky duke qenë se i kishte të jashtëligjshme dhe kishte shpërndarë shumë makineta në Elbasan. Ndërsa Italiani ia kishte lënë në administrim Rezart Çela. Sokol Çapja donte që të merrte në kontroll makinetet që la italiani pasi ai u largua. Këtu nis dhe përplasja mes Rezart Çelës dhe Sokol Çapjas.
Ky tani që të marrë në kontroll biznesin e lojërave të fatit pajton tre vrasës me pagesë. Njëri nga ata është i identifikuar shumë i rrezikshëm.
Këta persona janë: Gentian Sheme, Gentian Beqiri dhe Armand Hasani. Sheme ka qenë një nga vrasësit me të rrezikshëm në Elbasan. Këta do të vrisnin Rezart Çelën. Me vrasjen e Çelës, Sokol Çapja merr kontrollin e dhe biznesin e lojërave të fatit.
Por Sokol Çapja nuk i pagoi me ps vrasesit. Nga ky moment nis dhe hakmarrja e vrasesve me fisin Çapja. Nga këtë të tre sot dy janë vrarë. Përveçse janë vrarë vetë atyre u janë vrarë dhe vëllezër. Beqiri është vrarë ndërsa ruhej nga policia ishte në arrest shtëpie. Ai kishte dy policë tek dera e shtëpisë. Hynë dy persona në shtëpi dhe vrasin si Gentian Beqirin si baban e tij”, tha Hoxha.
Ndërkohë që Aleks Hajdari, ish drejtori i Policisë së Elbasanit, I pyetur nëse fisi Çapja Ai tha se nuk ka dijeni nëse fisi Çapja ka lidhje me politikën.
“Unë për periudhën që kam qenë drejt i policisë në 2009 ka qenë vit zgjedhor, por skam dijeni që fisi Capaj ka qenë i përkëdhelur, por ka qenë në mbikëqyrjen e vazhdueshme. Ka pasur kontrolle për arsye dyshimi dhe provat janë çuar në Prokurori. Flas për kohën time. Ka qenë periudhë zgjedhore, dhe nuk di që fisi Capaj të ketë pasur lidhje me politikën”, tha ai. (B.H/Shuplaka)
(B.H/Shuplaka)