17:42 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari jep zgjidhjen për banorët e Astirit: S’është problem ligjor, i bie të shemben 2/3 e komplekseve ku jetojnë deputetët!

12:25 | 23/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari jep zgjidhjen për banorët e Astirit: S’është problem ligjor, i bie të shemben 2/3 e komplekseve ku jetojnë deputetët!

Gazetari Erl Murati ka reaguar së fundi lidhur me protestat e banorëve të Astirit, kundër prishjes së shtëpive të tyre në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Murati shkruan se çështja e banorëve të Unazës së re nuk është ligjore, sa kohë që në vendin tonë ka rreth 450 mijë ndërtime të paligjshme, ku mes tyre renditen dhe rezidencat ku jetojnë deputetët e Kuvendit.

Sipas tij zgjidhja është shumë e thjeshtë për strehimin e banorëve: politika të mos vjedhë, dhe ndërtohet edhe unaza edhe shtëpitë sociale për protestuesit.

“Nëse kemi të bëjmë me problem ligjor, atëherë duhet të shemben të gjitha komplekset rezidenciale ku jeton e 2/3 e deputetëve të parlamentit, sepse ato janë ngritur jo mbi tokë truall, por mbi ullishte, fusha bujqësore dhe kodrat e kurorës së gjelbër të Tiranës”, shkruan mes të tjerave gazetari.

Reagimi i plotë Muratit:

Çështja e banorëve të Unazës së Re nuk është problem ligjor, sepse në Shqipëri janë 450 mijë ndërtime TE PALIGJSHME. 

Problemi është mbi të gjitha social: të gjithë e duam mbikalimin e “Shqiponjës”, por ai s’mund të ndërtohet duke hedhur 2 mijë njerëz në rrugë. Shteti duhet t’u japë zgjidhje atyre, pastaj të ndërtojë veprën publike. 

Nëse kemi të bëjmë me problem ligjor, atëherë duhet të shemben të gjitha komplekset rezidenciale ku jeton e 2/3 e deputetëve të parlamentit, sepse ato janë ngritur jo mbi tokë truall, por mbi ullishte, fusha bujqësore dhe kodrat e kurorës së gjelbër të Tiranës. 

Do të mjaftonte vetëm 1/10 e shumës së tenderit, pra vetëm 4 milionë euro për të ndërtuar dhe strehuar në banesa sociale të gjithë hallexhinjtë e Unazës së Re. Mjafton që politika të mos vjedhë: edhe Unaza ndërtohet, edhe banorët strehohen.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“Personi që qëlloi Ramën me këpucë, punonjës i administratës”, denoncimi: Fëmijën e tij e masakruan

Para

Aksident i rëndë në Shkodër, kamionçina përplas qytetaren me biçikletë (Emri)

Para
Aksident i rëndë në Shkodër, kamionçina përplas qytetaren me biçikletë (Emri)

Aksident i rëndë në Shkodër, kamionçina përplas qytetaren me biçikletë (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.