Video e publikuar mbrëmjen e djeshme nga ana e deputetit të PD-së Ervin Salianjit ku Fredi Alizoti, i përfshirë në të ashtuquajturën çështja “Babalja” ka trazuar sërish ujërat e politikës pasi Alizoti pohonte se Ishte marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe ishte takuar me Taulant Ballën.
Ardi Veliu e ka mohuar diçka të tillë dhe ka deklaruar se Alizoti është shoqëruar nga policia e Fierit. Por a ka pasur kontakt Fredi Alizoti me Ardi Veliun?
Gazetari Trashgim Sokolaj ka thënë në emisionin “Arena”Ora Neës, se Alfred Alizoti i përfshirë në të ashtuquajturën çështja “Babalja” ka pasur kontakte me drejtorinë e Policisë së Shtetit.
“Nga informacionet jo zyrtare që kam, ky person ka pasur një kontakt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili është njoftuar nga drejtori i Policisë së Fierit. Nuk jam në dijeni nëse drejtori i policisë është takuar, por burimet që kam se ky person ka pasur një kontakt. Siç kam njohuri që ky person nuk është çuar nga drejtori tek Krimet e Rënda. Videoja është një situatë jo shumë reale. Atij i ka shkuar një person me kamera në trup dhe është përpjekur ta tensionojë. Mos të harrojmë se është një person i dënuar për vjedhje. Çdo hetues i aftë dhe i zoti nuk mund ta marrë dëshminë e tij për bazë”, tha ai. (B.H/Faxweb)