07:42 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari: Kjo është garancia që mori Tahiri, fati i tij i lidhur politikisht dhe penalisht me Ramën.

18:13 | 04/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari: Kjo është garancia që mori Tahiri, fati i tij i lidhur politikisht dhe penalisht me Ramën.

I ftuar në ‘Fax News’ gazetari Basir Çollaku ka komentuar arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani i cili dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës ku në kontenierin që ishte në pronësi të tij u gjetën 613 kg kokainë në Durrës, para disa muajsh.

Çollaku deklaroi se Çekaj është një person i rëndësishëm, por shtoi se të tjerë qëndojnë pas tij pasi ai nuk mund të bënte trasportimin e një sasie të tillë droge pa marrë garanci.

Ndër të tjera Çollaku ka folur edhe për paralajmërimin e opozitës se në maj do të publikohen skandale të qeverisë, Çollaku deklaroi se ai beson se opozita ka fakte kompromentuese për maxhorancën.

“Opozita ka denoncuar shpesh afera, unë besoj se opozita ka material që implikojnë pushtetarët aktual, por kemi mbetur në kuadrin e kallëzimeve dhe publikimeve duke mos shkuar deri në përfundim, edhe në rastin e ministrisë së Drejtësisë opozita premtoi kallëzim penal, ky kallëzim nuk ka ndodhur dhe ishte dukshëm një shkelje e konsumuar nga ministrja dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve që ishin marrë me ekstradimin e Seitit”, tha ai në ‘Fax News’.

Por ai shtoi se opozita këto kallëzime të mos i racionojë një herë në muaj apo dy muaj, pasi janë qytetarët që paguajnë më shumë.

“Këto kallëzime mos ti racionojë muaj pas muaji, koston e këtyre ngjarjeve nuk e mbajn zyrtarët por qytetarët”, tha ai.

Referuar çështjes së Tahirit dhe fjalimit të tij kur la mandatin e deputetit, Çollaku u shpreh se është një dakordësi me Ramën, për të shpëtuar çfarë ka mundësi, pasi Tahiri dorëheqjen nuk e ka bërë për hatër të drejtësisë.

“Javën tjetër do ta thërrasin, do ta pyesin, ka qenë urdhër i Ramës ky vendim, të shpëtojmë çfarë të mbetet, sepse nuk ka një hatër ligjor. Pas 6 muajsh zgjatje afatesh, ka një garanci për të mos shkuar në hekura.

Janë 6 prokurorë, që hetojnë për këtë çështje dhe asnjë person nuk është në qeli, nuk dihet se çfarë bëjnë.

Ajo cfarë shpalosi Tahiri dje, ishte një lloj që ishte edhe paralajmërim, edhe presion. Informacioni që e posedon është kompromentues, “dërgimi im në qeli nuk do të jetë festë”, këtë mesazh mbart’te mesazhi i tij. Unë besoj që Rama dhe Tahiri e kanë fatin e lidhur politikisht dhe penalisht. Nëse drejtësia do të jetë në lartësinë e kërkuar nuk mud të lërë Tahirin vetëm para drejtësisë. Ajo çfarë përcolli ishte e qartë, ai ka material që shpëton vetveten”, tha gazetari investigativ.

Çollaku u shpreh kritik edhe për hetimin në lidhje me këtë çështje, pasi ka çaluar në mbledhjen e provave.

“Edhe reagimi i prokurorisë ishte anemik, Sota iku, makina nuk është ndaluar, serioziteti apo investigimi profesional ka munguar. Kam përshtypjen se kjo çështje do shkojë drejt favoreve të të akuzuarve dhe jo drejtësisë”, shtoi ai

Çollaku u pyet edhe në lidhje më Nezar Seitin, dëshmitarin kyç të çështjes Habilaj. Ai tha se Seitaj mbahet në një bur të sigurisë së lartë në Romë, por edne nuk dihet nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: collakuramatahiri
Pas

Foto e rrallë/ Kur Saimir Tahiri i “shkruante” kartolinë Berishës

Para

Krenari tha fjalët më të ëmbla për të, Luana ndërmerr një veprim që nuk pritej

Para
Krenari tha fjalët më të ëmbla për të, Luana ndërmerr një veprim që nuk pritej

Krenari tha fjalët më të ëmbla për të, Luana ndërmerr një veprim që nuk pritej

Discussion about this post

 



Të Fundit

Topalli: Pushteti merr 90% të votave në diasporë, rezultat absurd

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Rubio: Trump kërkon takim me Putinin ‘sa më shpejt të jetë e mundur’

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.