20:13 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari komenton arrestimin e Haradinajt: Serbia tregoi se është më e fortë se Kosova e Shqipëria

22:11 | 04/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari komenton arrestimin e Haradinajt: Serbia tregoi se është më e fortë se Kosova e Shqipëria

Arrestimi i kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka sjellë shumë reagime nga Kosova dhe jo vetëm.

Më i fundit është gazetari i njohur Salih Kabashi, sipas të cilit, “Haradinaj është metafora e Kosovës së sotme, shtet i paqenë dhe karikatural”.

Me këtë arrestim, sipas Kabashit, Serbia tregon se është më e fortë se Kosova dhe Shqipëria bashkë.

Postimi i plotë i Salih Kabashit:

“Ramushin e tërheqin për veshi, Kosovës i japin një shuplakë

Nuk është aspak befasi ndalimi i Ramush Haradinajt, një herë në Slloveni, tash edhe në Francë, sikurse nuk është aspak e rëndësishme nëse do ta lënë të lirë apo do ta mbajnë në parandalim apo paraburgim.

Ramush Haradinaj është një figurë politike me të cilën tallet shumëkush dhe të cilën më së shumti e tall ai vetë.

Haradinaj është metafora e Kosovës së sotme, shtet i paqenë dhe karikatural.

Edhe ndalimi i sotëm i Haradinajt tregon se Serbia në të gjitha fushat është më e fuqishme dhe më e autoritetshme jo vetëm se Kosova, por edhe se Kosova e Shqipëria së bashku.

Kosova sonte mori një shuplakë. Haradinaj mund të hajgaredinojë sa të dojë dhe të vazhdojë me ëndrrat për veten kryeministër.

Realiteti është ky: dy tri kontrolle kufitare evropiane do ta lënë të kalojë, derisa në një kufi, s’është me rëndësi, në të tretin, të katërtin apo të dhjetin do ta ndalojnë.

Sa për t’ia tërhequr veshin atij dhe për t’ia ulur bishtin krekosësve të pushtetit në Prishtinë“.

Ramush Haradinaj u ndalua ditën e sotme në Francë. Arsyeja është një urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Për të një arsye Haradinaj u ndalua edhe në vitin 2015 në Slloveni. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimharadinajsalih kabashi
Pas

Hashim Thaçi për arrestimin e Haradinajt: “I dënueshëm dhe i papranueshëm, po punojmë për ta korrigjuar këtë gabim”

Para

“Kur*ë, jashtëqitje, mbeturinë”, Alban Ramosaj degjeneron ish-të dashurën publikisht

Para
“Kur*ë, jashtëqitje, mbeturinë”, Alban Ramosaj degjeneron ish-të dashurën publikisht

“Kur*ë, jashtëqitje, mbeturinë”, Alban Ramosaj degjeneron ish-të dashurën publikisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit

Ligji për inspektimin/ Cilat janë 14 institucionet që do t’i nënshtrohen riorganizimit

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

‘Lufta’ për mandatin/ Shabani i përgjigjet sërish Lapajt: Daja im vendosi të mos tërhiqet pasi e kërcënove me fëmijët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.