Gazetari Flamur Vezaj ka shkruar sot për ngjarjen e plagosjes së shtetases nga Kosova që u hodh me parashutë dhe pësoi aksident por jo vetëm për këtë rast.
Ai pyet se pse zyrtarët që bëjnë shkelje me hapësirën tonë ajrore nuk mbajnë asnjëri përgjegjësi. Sipas tij duhet mbajtur përgjegjësi edhe për avionët e vegjël të drogës apo cdo mjet tjetër që cënon hapësirën tonë ajrore.
“Kush i favorizon zyrtarët e Autoritetit të Aviacionit Civil! (AAC)? Pse nuk mbajnë pergjegjësi penale zyrtarët e ketij institucioni?! Avionët e vegjel të drogës cënojnë hapësirën ajrore në çdo kohë dhe asnjë përgjegjës nga AAC?!? Fluturimet sportive me paragliding 2 bëhen çdo fundjave pa kontroll e leje nga AAC?!Për cdo lloj aktiviteti ajror, sipas Kodit Ajror, ne Shqipëri duhet marrë leje dhe miratim nga AAC-ja! Për aksidentin e parashutistes nga Kosova me pasoja të rënda, duhet të mbajne përgjegjësi penale zyrtarët e AAC-së!” shkruan Vezaj.
Vezaj shkruan se janë dy drejtoritë e këtij institucioni sipas Kodit Ajror, konkretisht Drejtoria e Zhvillimit të Transportit Ajror dhe Infrastrukturës si dhe Drejtoria e Operatorëve Ajrorë dhe Organizatave të Aprovuara të Mirëmbajtjes që duhet t’i licensojnë këto aktivitete, t’i kontrollojne dhe t’i caktojnë vend-hedhjet me parashutë! Këto dy drejtoritë që paguhen për këtë punë kanë bërë asgjë sipas tij. (M.D/ Shuplaka)