14:07 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari letër të hapur Donald Lu-së: Fatmir Xhafaj mund të kishte torturuar edhe stërgjyshen tuaj!

12:23 | 17/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshon ambasadori Lu, çfarë u tha gazetarëve në drekën e punës për protestën e opozitën

Gazetari Basir Çollaku i drejton një letër të hapur ambasadorit amerikan Donald Lu, pas deklaratave të këtij të fundit që do ta mbështeste Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm nëse ai do të luftonte ashpër kundër kultivimit dhe tregtimit të kanabisit.

Gazetari Çollaku tregon se ai ka patur xhaxhain në burgun komunist dhe ai është torturuar dhe shpreh haptas që është kundër emërimit të Xhafajt si ministër I Brendshëm, kjo për shkak të akuzave se I ka shërbyer regjimit komunist.

Çollaku kujton Lu-së vizitën e tij në burgun e Spaçit, në 2015-ën, ku ai kishte rrëfyer se stërgjyshja e tij kishte vdekur në një burg komunist në Kinë. Kështu që ai i drejtohet Lu-së me fjalët: Xhafaj mund të kishte torturuar njëlloj edhe stërgjyshen tuaj!

Gazetari i kërkon ambasadorit amerikan që së paku, t’I heqë mbështetjen morale Xhafajt, të cilin e cilëson si torturues.

REAGIMI I PLOTË I ÇOLLAKUT

Ambasador Lu, besojeni, Xhafaj do te kishte qene torturues i stergjyshes suaj…

Shkelqesi Ambasador Donald Lu. Fatmir Xhafaj hetues i kohes se komunizmit dhe diktatures, pret te behet minister i brendshem. Normale thone plot njerez, nuk e pengon ligji thone plot te tjere. Mire. Tamam. Po per dreq ka njerez te gjalle qe jane torturuar nga hetuesi Xhafaj kandidati per minister i propozuar nga kryeministri Rama.

Te gjallet thone na ka torturuar dhe disa kane ikur ne BE apo USA ne vende te lira. Ju shkelqesi Ambasador thate se nese punon fort kunder krimit e trafiqeve do e mbeshtesnit ministrin qe pret te shkoje ne zyre. Fundja ju jeni mbeshtetes i shqiptareve dhe qeverise se tyre madje do thoja edhe opozites se tyre.

 Te torturuarit e Xhafes mbijetuan dhe nuk vdiqen. Ata po torturohen serish kur xhelati i tyre i shpeton ndeshkimit ligjor dhe moral. Une kam pasur xhaxhain ne burgun komunist. Dhe ai eshte torturuar. Por edhe ju jeni shtresa jone e te persekutuarve. Po.

Ne ndjeme se ishit njeri nga ne kur u rrefyet. Po. Me 26 tetor 2015, Ambasador ju ishit ne burgun e Spaçit ne kete ferr te Shqiperise se vjeter. Aty kujtuat me trishtim dhe thate se “Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947.

Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot…” Te jeni i bindur Ambasador se njelloj Fatmir Xhafaj do kishte torturuar edhe stergjyshen tuaj. Ndaj moralisht mos e mbeshtetni sepse ne jemi ne anen e kundert te tortures dhe torturuesit ..Se paku moralisht hiqjani mbeshtetjen torturuesit Fatmir Xhafaj, shkelqesi Ambasador. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: basir collaku
Pas

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Irma Libohovës, Besnik Kaso

Para

Thaçi: Ushtria e Kosovës s’mund të bëhet me ndryshime kushtetuese

Para
Thaçi niset nesër drejt Brukselit, me kë do takohet

Thaçi: Ushtria e Kosovës s’mund të bëhet me ndryshime kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë.Pamjet nga vendngjarja

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.