Një ditë më parë, në një analizë të INSTAT u fol për gjendjen alarmante të krijuar në Shqipëri, ku shoqëria vendase po shkon drejt plakjes, numri i lindjeve është ulur ndërsa ai i divorceve vazhdon të rritet.
E sipas gazetarit Klodian Tomorri, ndryshimi i kurbës lidhet me pushtetin në vend, një lidhje kjo statikisht e rëndësishme.
Duke iu referuar grafikut, ai shprehet se gjatë qeverisjes të së majtës në pushtet numri i divorceve në vend është rritur ndërsa gjatë kohës në pushtet të së djathtës, ky numër është ulur.
“Politika dhe divorcet
Numri i divorceve ne Shqiperi, rritet kur ne pushtet eshte e majta dhe ulet kur ne pushtet eshte e djathta. Lidhja eshte statistikisht e rendesishme. Hihihihihi”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.
(XH.A/SHUPLAKA)