22:46 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari në mbrojtje të Pezës: “Mëkati” i tij është vetëm paga e lartë…

21:45 | 14/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Gazetari në mbrojtje të Pezës: “Mëkati” i tij është vetëm paga e lartë…

Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë reaguar pas lajmit se bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza ka blerë 1 miliard lekë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

Një pjesë i kanë kritikuar dhe një pjesë i kanë mbështetur. Në mesin e këtyre të fundit bën pjesë edhe gazetari Dashamir Biçaku, i cili ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

Biçaku tregon se gjatë 2004-2005-ës ka patur rastin ta ketë Pezën si kryeredaktor në gazetën Korrieri.

Gazetari shpreh mbështetjen e plotë ndaj deputetit Peza, të cilin e konsideron si një nga menaxherët më të mirë të informacionit dhe shton se mëkati i tij i vetëm është paga e tij e lartë.

Shkrimi i Biçakut:

“Keto kohe mjaft njerez po vrapojne te kerkojne rrenjet e pasurise se Alfred Peza- s. Fred Pezen kam pasur rastin ta kem kryeredaktor ne gazeten Korrieri ne vitin 2004-2005. Per mua mbetet nje nga menaxheret me te mire te informacionit dhe nga njerezit qe ne kompromis te te vertetes luftonte per kompromisin me pak te demshem ndaj publikut.

Fred Peza mbase ka nje mekat per pagen e larte qe kerkonte gjithmone, kur gazetaret kishin paga te uleta, por nuk kam degjuar ndonjehere te bente sic bejne disa njerez qe kane shitur mediat e tyre dhe thone se ua bleu mafia.

S’kam degjuar ndonjehere te shantazhoje drejtues institucionesh per te marre para apo reklama sic bejne pronaret e disa mediave kioska. Edhe investigues gjobvenes nuk e kam degjuar ndonjehere. Fred Peza e ka nisur heret biznesin.

Tek e fundit Alfred Peza, nuk ka nevoje per mbrojtjen time, por nese moralistet duan te verteten le te argumentojne pasurite e tyre me pare, te bejne po ashtu edhe kerkime se si shume funksionare te larte, te te majte e te djathte qe kane vene pasuri, kur deri pak kohe me pare pasuria e tyre e vetme ishin rrobat e trupit veshur.”

Ndërkohë, në statusin e gazetarit vërshuan dhjetëra komente. Biçaku u ktheu përgjigje të gjithë dyshuesve që t’i drejtohen ILDKPI-së nëse duan të dinë pasurinë e Pezës dhe se si e ka fituar ai atë. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”763″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Alfred Peza
Pas

Publikohen pamjet nga momenti i ndalimit të trenit serb (VIDEO)

Para

Raporti: Rusia po përpiqet të prishë marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA-së

Para
Raporti: Rusia po përpiqet të prishë marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA-së

Raporti: Rusia po përpiqet të prishë marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.