Gazetari investigative Artan Hoxha, në një postim të pak minutave më parë ka bërë një denoncim të fortë.
Shkrimi lidhet me ngjarjen e mëngjesit të sotëm ku në Itali u arrestuan 25 trafikantë droge mes tyre dhe ish-shefi i antidrogës, Adrian Liçaj.
Hoxha shkruan, se Licaj është në krye të detyrës si polic trupe në orën 16:09 të datës 1 mars 2018.
Foto është shkrepur në stadiumin e Vlorës.
Paraditen e sotme në media u bë publik lajmi se Adrian Liçaj, i sulmuar nga opozita vite më parë si lidhje e Zani Çaushit në Vlorë, është arrestuar në Itali në kuadër të operacionit të antimafias italiane.
Denoncimi i plotë i Artan Hoxhës:
“Ne rrjet po lexoj se gjate nje operacioni te madh antidroge të antimafias italiane jane arrestuar 25 trafikante italiane dhe shqiptare.
Shefi i opozites tha se mes te arrestuareve ka dhe drejtues te larte te policies (hajer inshallah)
Ndersa portale qe furnizohen me informacione te klasifikuara qe nga pertej detit thone me emer e mbiemer, madje dhe me foto, se eshte arrestuar, dora vet shefi i antidroges i Vlores, Adrian Licaj (çfare nuk ben vaki)
Per ata qe e dine se jam tifoz sporti, ndersa jam ne pritje te ndeshjes Flamurtari-Luftetari ne stadiumin e Vlores, me del perpara ky polici, qe i thone hem narkotrafikant i madh, hem shef i antidroges i arrestuar ne Itali.
Dora vet Adrian Licaj, efektiv i komisariatit te Vlores, ne krye te detyres duke siguruar ndeshjen e radhes te Superliges shqiptare.
Qe te mos keqkuptohemi, njoftojini ata lart se ky shefi antidroges qe eshte “arrestuar” nga antimafia italiane, eshte polic trupe sherbimi ne keto momente, ora 16:09, data 1 mars 2016, ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores…
Te pakten deri ne kete moment nuk e paskan arrestuar ne Itali se qenka ne detyre, per me tutje nuk e ve doren ne zjarr, c’sjell ora nuk sjell moti…
Sa per saktesim me poshte ne foto Adrian Licaj ne stadiumin e Vlores.”
(F.G/Faxweb.al)
Na rrufte bythen avokati I krimit Artan Hoxha.Emri I te arrestuarti eshte Ardian Licaj dhe jo Adrian Licaj. Edhe ne vitin 2014,Artan Hoxha e mbrojti anetarin e bandes se Caushit.Por sot,Artan Hoxhes I kane rene breket!Ka dale hapur si mbrojtes I krimit!