Pas deklaratës së Kreut të Kuvendit dhe njëkohësisht të LSI-së Ilir Meta, se u jepte opozitës në dispozicion mandatet e ministrave dhe të kreut të Kuvendit, reagon gazetari Bledian Koka.
Gazetari shprehet se nuk dinte kë të mbante nga gëzimi, kreun e opozitës Lulzim Basha, apo ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Deklarata e Metës…
Nuk dija kë të mbaja më parë nga kërcimet e gëzimit, Lulzim Bashën apo Saimir Tahirin!…
p.s…Po kshu ështe o Lali, se kur pi e bëhesh tapë e të merren këmbët kur del nga darka, nuk e merr vesh se ca ka thënë Ilir Meta”, shkruan Koka.
Lidhur me përmendjen e Veliaj si “Lali”, Koka i referohet fjalëve se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri janë në një garë se cili do të jetë i pari në PS pas Ramës. Por pas shkarkimit si ministër, si edhe pas prezencës së Veliajt në darkën e mbrëmshme Rama-Meta, dukej sikur shanset e Tahirit për të fituar këtë “betejë” ishin zbehur.(D.D/Shuplaka)