Sot ndërroi jetë aktori i madh shqiptar Bujar Lako, në moshën kur kishte kohën të shijonte frutet e asaj që kishte krijuar: me mijëra role për artin shqiptar.
Por ndryshe nga shumë e shumë aktorë, Lako, babai i kantaautorit Bojken Lako, nuk e kishte me qejf të jepte intervista e të fliste për vete.
Gazetari Eni Shehu tregon sot i tronditur për ”Shuplaka”-n se sa shumë e ka ndihmuuar aktori i ndjerë në diplomën rreth monografisë së tij.
”Trishtim i madh kur merr vesh lajme të tilla. Me Bujar Lakon takohesha shpesh në 2011, më ndihmoi për punën e diplomës. Nuk i kishte qejf intervistat, të fliste për veten, mezi ia mbusha mendjen. Pastaj u miqësuam dhe nuk pushonte së treguari, me shumë humor. Do na mungosh Bujo! Ngushëllime Bojken Lako”, shkruan më pas në profilin e tij Shehu. (V.G/SHUPLAKA)