12:21 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare: Ka një mendjelehtësi budallaqe…

22:24 | 15/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare: Ka një mendjelehtësi budallaqe…

Gazetari Sokol Shameti reagon pas deklaratës për shtyp të drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, për zjarrin e sotëm.

Sipas Shametit, në fjalët e Asllanit përpara gazetarëve ka një mendjelehtësi budallaqe. Kjo sepse sipas tij drejtoresha është munduar të qetësojë situatën duke nënkuptuar se librat e djegur janë në njëfarë mënyre pa vlerë.

“Ka një mendjelehtësi budallaqe te deklarata “qetësuese” e drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare se “librat e djegur ishin pa vlerë”.

1) Nëse librat ishin pa vlerë, atëherë drejtoresha duhet të japë llogari se përse mban libra pa vlerë në Bibliotekë dhe i shpërdoron paratë tona publike për ta.

2) Nëse librat ishin me vlerë (ashtu siç është realisht çdo libër), atëherë drejtoresha duhet të japë llogari se përse e quan të pavlerë punën që e kemi vënë të bëjë dhe të hapë krahun për ndonjë personalitet të mirëfilltë që ia di vlerën librit.”, shkruan Shameti.

Gjatë mesditës së sotme, Asllani doli në një deklaratë për shtyp, për të informuar mbi incidentin e sotëm në Bibliotekën Kombëtare e cila u përfshi nga flakët.

“Sot rreth orës 10 e 40 minuta u sinjalizua me sirena ekzistenca e një varte zjarri. U morën masa nga Zjarrfikësit nga Policia e Shtetit dhe nga Emergjencat Civile. U bë e mundur evakuimi. Vetëm një prej punonjësve shfaqi probleme shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk na rezulton që të jenë prekur të dhëna të rëndësishme, në kushtet aktuale është ende herët për të dhënë dëmet konkrete materiale. E rëndësishme është që sistemi ka funksionuar. Emergjenca civile, specialitët, Policia e Shtetit dhe zjarrfikësja,  kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Presim një raport zyrtar profesionistësh. Pjesa e arkivit të shkrimve të rralla është e paprekur. Duhet të kemi parasysh që dixhitalizimi i jep rëndësi vlerave të rralla. Unë i besoj shumë gjuhës profesionale dhe ekipi pasi të përfundojë punën dhe do të na jap një komunikim zyrtar”, u shpreh drejtoresha.

Zjarri ka përfshirë katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet. Konkretisht, në katin ku ndodhet Antikuarët dhe librat e vjetër.  Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Sokol shameti
Pas

Eksploziv poshtë zyrës, shpëton për pak Ministri i Financave

Para

Murati-Shalsit: Takoni Lulzim Bashën jo Vuçiçin që kërcënon Kosovën

Para
Murati-Shalsit: Takoni Lulzim Bashën jo Vuçiçin që kërcënon Kosovën

Murati-Shalsit: Takoni Lulzim Bashën jo Vuçiçin që kërcënon Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini, nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë

Pas plot 8 vitesh, Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina Jolie

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

Ngërç në bisedimet e paqes, Zelensky akuza Moskës: Po mashtrojnë! Askush nuk e ka parë memorandumin që premtuan

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.