Gazetari Emirjon Senja për “Fax News” ka deklaruar se 16 ushtarë kanë dezertuar kohët e fundit nga ushtria shqiptare si edhe 2600 të tjerë kërkojnë lirimin. Sipas tij kjo gjëndje e rëndë është për shkak të problememe ekonomike pasi për ushtarakët janë pagat shumë të ulta.
“Ne kontaktuam me Ministrinë e Mbrojtes dhe na thanë që ne kemi çuar këtë çështje te Prokuroria. Ushtarët kishin filluar një trajtim që prej tetorit atje dhe pasi ata dezertuan autoritetet atje filluan kërkimet. U konstatua që ata ishin larguar dhe kjo është një çështje e rëndë . Nuk kishte ndodhur më parë që ushtarët shqiptarë të dezertojnë apo të arratisen.
Ministria e Mbrojtjes është një institucion shumë serioz. Patjeter që shkresën ia kanë referuar Prokurorisë. Emrat e ushtarëve janë janë larguar kanë dalë nga Prokuroria. Kur ne e morën si informacion në portalin Albeu, këto emra kishin dalë nga Prokuroria. Por menjëherë sapo e publikuan na erdhën mijëra mesazhe. Problematika janë problemet ekonomike që kanë. Në mesazhet thuhet që ata paguhen vetëm 299 mijë lekë të vjetra. Problemi kryesor është çështja ekonomike e ushtarëve. 4 rastet janë ato që kanë qëndruar në Britaninë e Madhe. Sipas infomacioneve që ne kemi janë 16 raste dezertishmesh kohët e fundit nga ushtria shqiptare. Kjo është një shifër shumë problematike. Janë 2600 kërkesa në rang kombëtar për t’u liruar nga ushtria. Shqipëria nuk mbush buxhetin për mbrotjen. 2600 ushtarë dhe nënoficerë duan të largohen. Rreth 40% e ushtarakëve shqiptarë nuk duan të shërbejnë.
Nga informacionet që kemi deri më tani është dhënë një urdhër verbal që ushtarët që duan të largohen të mos lejohen. Nuk mund të japim lejën për të liruar se kemi një problematikë se duan shumë të largohen nga ushtria. ‘Unë jam efektiv në policisë ushtarake. Vetëm këtu janë bërë 66 këkresa për t’u larguar. Rrogat janë skandal me 330 mijë lekë të reja’, më shkruan një oficer i policisë ushtarake.
Është shumë e rëndë që një ushtar i një vendi të NATO-s të kërkojë edhe të dezertojë nga vendi. Ata rrezikojnë një burgim deri në 5-vite burg, duhet që fillimisht të kapen atje, dhe në momentin që do të vinë këtu do të përballen me një dënim të tillë, pra deri në 5 vite. Problemi ynë me NATO-n nuk nis këtu, po nis te buxheti që është shumë më pak për Forcat e Armatosura sesa standardi. Ndoshta vitin tjetër do të ketë një shifër edhe më të madhe. Fillimisht ky lajm u përpoq që të censurohej. “, u shpreh Senja. (J.V/Faxweb)