Gazetari Basir Çollaku ka publikuar para pak minutash një denoncim të fortë, ku ka deklaruar se një avokat i njohur në vend është marrë peng për 9 orë.
Sipas Çollakut personat që kanë marrë peng avokatin kanë qenë nga Fushëkruja, dhe kanë shkuar drejt këtij akti për shkak se janë mashtruar nga ana personit që ka mbajtur poste të lartë në sistemin e drejtësisë në vend.
Reagimi i Çollakut:
Avokati njohur..9 ore peng per llogari te trafikanteve te droges…
Nje avokat i njohur qe leviz me shofer, i cili ka administruar poste te rendesishme ne sistemin e drejtesie merret peng per mashtrim,nga disa persona nga Fushekruja. E kane futur ne nje bagazh makine dhe e kane trajtuar me konsiderate pa demtime serioze ne fytyre, sjellje qe solli plotesimin e disa kushteve te pengmarresve te perkoheshem. Ai eshte rikthyer ne liri pas nente oresh.
Megjithese eshte e pamundur, ndoshta policia nuk ka mundur ta marre vesh ngjarjen e rende. Avokati ka neper duar nje çeshtje te rendesishme, ne nje dosje te trafikut te droges. Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje. Per ti rifituar lirine avokati ka plotesuar disa “kushte” te kontrates paraprake…
(E.K/FAXWEB.AL)