Gazetari i njohur Bledian Koka ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku akuzon drejtorin e TVSH-së Thoma Gellci, se i urdhëron punonjësit e tij të blejnë nga dy bileta për festivalin e Këngës në RTSH.
Mesazhi i është dërguar gazetarit nga një punonjës i Gellcit, i cili shkruan: “Sipas urdhrit të drejtorit duhet të blini nga dy bileta për festivalin, një për natën e parë dhe një për natën e dytë dhe do merrni katër të tjera falas për çdo natë.”
Koka është nxehur keq nga mesazhi i kolegut dhe e akuzon TVSH-në si një institucion ku vetëm vidhet.
Shkrimi i plotë i Kokës:
“Shën Thomai i TVSH-së!…
Thoma Gellci është njeriu që drejton TVSH-në vetëm se është miku i Edi dhe Olsi Ramës i urdhëron punonjësit e vet që të blejnë me pahir biletat e atij festivalit të qelbur që bën ajo hale që quhet TVSH. Një institucion ku vetëm vidhet, ku vetëm abuzohet e ku vetëm vlon tarafi. Ky lloj njeriu që i thotë vetes Drejtor i TVSH-së, ka edhe guximin të kërcënojë punonjësit e vet se po nuk blenë ato bileta të qelbura nuk do tu japë shpërblimet, a thua se shpërblimet janë indulgjenca që Gellci i jep sipas qejfit dhe punonjësit e TVSH-së duhet patjeter ti bëjnë qejfin Thomait se përndryshe ai të degdis. Ja kjo është Rilindja e TVSH-së, me sharlatanë që e dinë se produkti që ata japin nuk vlen asnjë grosh, porse milionat lumë që hidhen për këtë event të dështuar duhet të justifikohen dhe justifikimi i vetëm për ta është që salla e Pallatit të Kongreseve të jetë plot, pa të tjerat në të sëmës!… Dhe po ky Gellç do të firmos sëshpejti edhe super rrogën 5 milionë lekshe për Shkëlzen Dolin si Drejtor Artistik i TVSH-së, por e vetmja alibi që ka këtu është këtë emërim do ta bëjë me urdhër të atij që e emëroi…
p.s…mos harroni të merrni edhe 4 biletat falas nga Shën Thomai i TVSH-së…”
Më poshtë keni mesazhin e dërguar nga punonjësi. (D.D/Shuplaka)