Reforma në Drejtësi është reforma më e promovuar nga qeverisja e këtyre katër viteve dhe me shumë gjasa do vazhdojë të promovohet edhe në vijim. Mirëpo, gazetari Jetmir Olldashi vë re një parregullsi në sistemin e Drejtësisë sot.
Ai sulmon gjyqtaren Brunilda Kasmi, e cila është një ndër kandidatet për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ). Olldashi kujton një njoftim të ILDKP-së të vitit 2015-të, ku Kasmi bënte pjesë në mesin e zyrtarëve të gjobitur për mosdeklarim të pasurisë së tyre.
“Në këto kushte është e pamoralshme e padrejtë që në një reformë të trumpetuar si kryereformë të mund të vendoset dikush për të kontrrolluar figurën e gjyqtarëve të tjerë ndërkohë që nuk është korrekt vetë me ligjin. Si mundet që një gjyqtare që nuk zbaton ligjin për deklarimin e pasurisë, të jetë në institucionin më të rëndësishëm të KLGJ-së, që do të kontrollojë pasuritë e gjyqtarëve të tjerë.”, komenton gazetari.
SHKRIMI I OLLDASHIT
Lista e zyrtarëve që kanë aplikuar për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) është e gjatë i ngjan një rruge pa fund pa kthim e cila nuk të nxjerr kurrkund. Një analizë më e hollësishme e kësaj liste tregon se asgjë thelbësore nuk ndryshon në sistemin e kalbur të gjyqtarëve të korruptuar. Në këtë shkrim do të analizojmë kandidaten Brunilda Kasmi, një gjyqtare në gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Në një njoftim për mediat të datës 16 Prill 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të pasurive bën me dije se janë gjobitur disa zyrtarë për mos deklarim të pasurisë së tyre. “Dje, në datë 15 Prill 2015, ishte afati i fundit ligjor për të dorëzuar deklaratën periodike/ vjetore të interesave private për të gjithë subjektet mbartës të detyrimit për deklarim pranë ILDKPKI-së, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar.” – thuhet në njoftim. Në listë me numër rendor 16 është edhe kandidatja Brunilda Kasmi (Dibra), e gjobitur me masën 1 milion lekë të vjetra për mosdeklarim në kohë të pasurisë.
Në këto kushte është e pamoralshme e padrejtë që në një reformë të trumpetuar si kryereformë të mund të vendoset dikush për të kontrrolluar figurën e gjyqtarëve të tjerë ndërkohë që nuk është korrekt vetë me ligjin. Si mundet që një gjyqtare që nuk zbaton ligjin për deklarimin e pasurisë, të jetë në institucionin më të rëndësishëm të KLGJ-së, që do të kontrollojë pasuritë e gjyqtarëve të tjerë.
Gjurmë të tilla tregojnë se sa pak mund të presim nga reforma në drejtësi, në një gjyqësor i cili është i kapur fund e krye nga gjyqtarë super të korruptuar dhe marrjen e lekëve e kanë kthyer në një biznes fitimprurës dhe luksoz. Zonja Kasmi ka gjykuar në karierën e saj edhe divorcin e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, për të cilin ka vendosur një ndarje me shpallje nga ato që bëheshin në kohën e diktaturës me fletërrufe.
Nëse ngjit shkallën në katin e tretë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, në një nga këto zyra është edhe kandidatja për KLGJ, Brunilda Kasmi. Me një qeshje ironike të saj, krijohet përshtypja e parë se vendimet në këtë zyrë janë të paravendosura. Nga një analizë e hollësishme e vendimeve gjyqësore tregon një diskriminim gjinor të padiskutueshëm të zonjës Kasmi. Në të gjitha gjyqet e zhvilluara nga kjo gjyqtare kujdestarin e fëmijëve e marrin vetëm nënat. Një statistikë e tillë e frikshme nuk gjendet as në Suedi ose në çdo vend tjetër nordik.
Feminizmi dhe diskriminimi në Gjykatën e Tiranës ka kaluar pa u vënë re nga KLD dhe Ministria e Drejtësisë. Sidoqoftë nëse një ditë do të kemi vërtet drejtësi dhe jo falanga të korruptuara gjyqtarësh atëherë me siguri do të ketë një analizim edhe të rastit të mësipërm i cili nuk është i vetmi.
Ndërkaq drejtësia e re, ajo e kaq shumë premtuara, duket që tani e vdekur nëse gjyqtarët do kalojnë nga sita e zonjës Kasmi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2330″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post