Gazetari Flamur Vezaj shkruan në rrjetet sociale se punimet pë projektin e shumëpërfolur “Veliera” në Durrës po furnizohen me beton nga kompania që aktualisht është në pronësi të vëllait të kryebashkiakut të Durrësit por që më përpara ka qenë e vetë Dakos.
“Ndoshta kjo është edhe njëra nga shumë arsyet pse Vangjushi kërkon që të zbatohet me çdo kusht projekti i betonizimit të kësaj zone arkeologjike! Më poshtë keni fotot zyrtare të QKB-së, që tregojnë se kompania e betonit ka qenë e Vangjushit dhe i ka kaluar vëllait”, shkruan Vezaj.
SHKRIMI:
Fenomeni i betonizimit nga Vangjushi!
Të ndërtosh në zonën Arkeologjike të kategorisë “A” është një krim! Por ky krim kur kryhet nga zyrtarë të veshur me pushtet, quhet krim shtetëror për të cilin as policia dhe as prokuroria nuk po ndërhyjnë! Ky krim po ndodh në Durrës në ndërtimin e “Velierës” që me vendim Gjykate është urdhëruar pezullimi i punimeve! Por ajo që bie në sy në Durrës prej kohësh është fakti se çdo kompani private që kryen punime publike për llogari të Bashkisë së Durrësit furnizohet me beton nga ish-shoqëria e Vangjushit por qe tani administrohet nga i vellai i tij E.Dako! Edhe ne punimet per ndertimin e “Velierës” pranë Torrës Veneciane në Durrës, kompania që po furnizon firmën e ndërtimit me beton është shoqëria e vëllait të kryetarit të Bashkisë! Ndoshta kjo është edhe njëra nga shumë arsyet pse Vangjushi kërkon që të zbatohet me çdo kusht projekti i betonizimit të kësaj zone arkeologjike! Më poshtë keni fotot zyrtare të QKB-së, që tregojnë se kompania e betonit ka qenë e Vangjushit dhe i ka kaluar vëllait! Si dhe foto e makinerive që po hedhin beton pranë Torrës Veneciane e që i përkasin kompanisë së vëllait të kryetarit! #suksese_në_jetë_Vangjush_betoni#. (M.D/ Shuplaka)