Gazetari Dritan Laci i ftuar në “Studio e Hapur”, ka treguar takimin me Ismil Morinën, tifozit që gjendet prej 3 muajsh ne burgun e Kroacisë.
Laci tha se ishte një takim miqësor dhe e gjeti me një moral të lartë.
“Duke parë ca letra që vijën në Tiranë, mendova se do e gjeja një gjendje të rëndë Ballistin, por ai ishte shumë i qetë dhe me moral të lartë. Kemi bërë një bisedë të lirshme. Folëm si është trajtuar nga pala kroate çështja. Ai e quante një procedurë normale dhe e quante veten një të burgosur politik”, tha gazetari.
Po shut gazetari tregoi se Morina i kishte thënë se frika e tij në ishte ekstradimi duke thënë se vetëm i vdekur mund të ekstradohej në Serbi.
“Skenari më i keq i mundshëm ishte se ai tha se mund të shkoj në Serbi vetëm i vdekur. Ai ishte në kontakt edhe për mediat serbe se çfarë shkruanin për të. Ai tha unë do iki vetëm i vdekur në Serbi”, tha Laci.
(S.SH/Shuplaka)
.
Discussion about this post