Është sezoni i pushimeve dhe të gjithë dynden drejt destinacioneve më interesante për të kaluar disa ditë qetësie, larg stresit dhe punës.
Gazetari dhe komentatori i njohur Andi Nuraj ka zgjedhur t’i kalojë pushimet jashtë shtetit dhe siç ndodh në shumicën e rasteve, hasim fjalë me kuptime të gjuhës tonë.
Shpesh, këto fjalë mund të kenë dhe interpretime banale, aq sa mund të jenë dhe mjaft interesante dhe të bëjnë për të qeshur.
Pikërisht si emri i hotelit, ku Nuraj po kalon pushimet.
Hoteli, siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ka një emër mjaft “të çuditshëm”, por epik është reagimi i komentatorit.
Ai shkruan: Jeta të rezervon surpriza ndonjëherë”.
Epo, goxha surprizë, apo jo?