Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja shpërthen kundër kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas zbulimit të rrënojave të epokës së Perandorisë Osmane dhe një top venecian, të varrosura poshtë betonizimit që po bëhet pranë “Torrës Veneciane”.
Nëpërmjet një videojeje me pamje dhe me zë, Kalaja shprehet se pavarësisht se Bashkia ka vendosur të ndërpresë punimet, natën punonte me matrapik dhe ditën hidhte betonin e firmës së Gjushit (Vangjush Dakos).
Kalaja thotë se në protestën e tre shkurtit, aktivistët paralajmëruan që nëse gërmoje në këtë qytet, të tilla surpriza arkeologjike do të ndodhnin. Por, ai ngre pyetjen se sa e sa pasuri të tilla kulturore dhe historike janë groposur deri tani nën beton?
“Bashkia Durres ka vendosur te nderprese punimet tek “Torra Veneciane”, nderkohe qe punonte naten me matrapik dhe diten hidhte betonin e firmes se Gjushit!
Ndodhi pikerisht ajo qe ne kishim paralajmeruar ne protesten e 3 shkurtit, qe nese germon ne Durres do perballesh me surpriza arkeologjike.
Dje u zbuluan rrenoja te epokes se Perandorise Osmane dhe nje top venecian. Po sa jane demtuar dhe shkaterruar deri me tani? Sa jane groposur dhe mbuluar me rere e beton? Kush e mban pergjegjesine per kete masaker te koheve moderne? Kryetari i Bashkise bashke me puthadoret e tij ne Keshill Bashkiak qe votuan pro ketij projekti ogurzi dhe monstruoz!”, shkruan Kalaja.
Kalaja i bën thirrje Dakos që të heqë dorë sa më parë nga projekti i punimeve pranë torrës, si edhe e paralajmëron të japë llogari përpara ligjit. Jo vetëm Dako por edhe ministria e Kulturës. (D.D/Shuplaka)