20:00 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari shpërthen ndaj rritjes së çmimit të ujit: Këshilltarë kalamaj, LSI të mbajë qëndrim me ta

10:36 | 27/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Balta” mbi protestuesit, aktivisti: Sa herë që rrezikohet pushteti, aq herë del në pah urrejtja për njerezit e thjeshtë!

Erion Kristo ka reguar ndaj rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, vendim ky që u miratua dje nga Këshilli Bashkiak. 

Sipas Kristos të gjitha vendimet e djeshme janë antiligjore. Ai shton më tej se është shkelur  ligji me të dyja këmbët dhe se beteja e radhes është përpara Prefekturës.   Kristo thekson më tej se LSI  duhet të mbajë qëndrim ndaj këshilltareve të vet kalamaj. 

“Te gjitha vendimet e Keshillit Bashkiak Tirane dje jane antiligjore. Eshte shkelur ligji me te dyja kembet. Keshilltaret e rinj kane votuar per veten. Nuk ka pasur kuorum. NUL.

Beteja e radhes eshte perpara Prefektures. Nese Prefekti legalizon vendimmarrjen antiligjore, bie totalisht ideja e zbatimit te ligjit ne Shqiperi. Ligji nuk mund te funksionoje vetem per ata qe shesin misra.
LSI ka premtuar te beje opozite te forte. Ajo duhet te mbaje qendrim ndaj keshilltareve te vet kalamaj. Se pastaj i bie qe po ben opozite me popullin.
Cmimi i ujit nuk do rritet!!!”, shkruan Erion Kristo.

Mbrëmjen e djeshme Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e çmimit të ujit.  Leonard Olli bashkë me këshilltarët e tjerë të PD-së u largua nga salla ku po zhvillohej mbledhja dhe nuk votian.  Me largimin e tyre, si edhe të këshilltarëve të LSI-së nuk plotësohej kuorumi për t’u zhvilluar mbledhja.

Mirëpo ndërkohë që këta debatonin, në sallë u rikthyen Agim Kraja dhe Genta Mezini nga LSI-ja. Bashkë me këta, numri i anëtarëve të pranishëm në mbledhjen e  Këshillit shkonte në 31, duke plotësuar kështu kuorumin.

Për votimin  e Mezinit dhe Krajës ka reaguar edhe Luan Rama , i cili është shprehur  se ata që votuan nuk ishin këshilltarë të LSI-së.

Tju bëj të qartë përkundrejt spekulimeve politike, të parafolësit tim. Qëndrimi institucional i LSI-së, është ai që shprehu Eriona Bixha. Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në sepse ka qenë dikur me monarkinë, është çështje e tija. Ne zgjodhëm rrugën institucionale, dhe duke e ndihmuar edhe bashkinë e Tiranës përmes qytetarëve. Ka vetëm një konstante të pandryshueshme. LSI ofron vetëm bashkëpunim institucional.

Nuk e njoh fare kush është kjo. (për Genta Mezinin). Koordinatorja e këshilltsarëve të LSI-së e bëri të qartë përpara sesa të fillonte mbledhja qëndrimin e këshilltarëve të lSI-së, çdo lëvizje tjetër nuk ka të bëjë me qëndrimin e LSI-së.

Ata nuk janë këshilltarë të LSI-së dhe LSI ka mbajtur qëndrimin e vet përpara se të niste mbledhja. Edhe njëherë dua të theksoj, ne nuk jemi kundër asnjë vendimi që ka në bazë interesin qytetar, në rastin konkret, u larguam nga mbledhja sepse mbledhja nuk filloi në kohën e duhur. Qëndrimin e LSI-së e keni transmetuar, përmes koordinatores së këshilltarëve të LSI-së Eriona Bixha. Ata që votuan nuk janë këshilltarë të LSI-së.”, deklaroi Luan Rama. (J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Dibër/ Policia shpall në kërkim 55 vjeçarin, dogji 10 dynim pyje

Para

Erdogan akuza për spiunazh Gjermanisë: Do paguajë çmim të lartë

Para
Erdogan akuza për spiunazh Gjermanisë: Do paguajë çmim të lartë

Erdogan akuza për spiunazh Gjermanisë: Do paguajë çmim të lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për mashtrim zgjedhor, Gjykata e Lartë në Greqi përjashton nga parlamenti tre deputetë

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Formacionet zyrtare/ Sylvinho bën tre ndryshime, Hysaj ulet në stol! Manaj kapiten, titullarët kundër Letonisë

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Masakra në një shkollë në Austri, mes 10 viktimave edhe një vajzë nga Kosova

Sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, interes për investime në sektorin minerar

Albin Kurti goditet me vezë në Skënderaj, pezullohen 3 efektivë policie, nuk reaguan

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.