Gazetari kosovar Adriatik Klemendi ka shpërthyer ndaj kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Sipas tij Dako ka një logjikë idiote pasi “meqë ka shumë turistë nga Kosova, për këtë arsye autobusët nga Kosova duhet të mos lejohen në rrugën afër plazhit, kurse turistë të tjerë ka pak, për këtë arsye të gjithë autobusët me targa jokosovare do të lejohen”.
Gazetari thekson më tej se “Durrësi paska qëlluar një kryetar trupeshk”.
STATUSI:
Logjika idiote e këtij kryetarit të Durrësit:
Turistë nga Kosova ka shumë për këtë arsye autobusët nga Kosova duhet të mos lejohen në rrugën afër plazhit, kurse turistë të tjerë ka pak, për këtë arsye të gjithë autobusët me targa jokosovare do të lejohen!
Le t’i tregojë dikush këtij hajgarexhiu se ky vendim përveç se është diskriminim “racist” është edhe absurditet ekonomik.
Derisa të kthjellet ky farë kryetari, kosovarët mund t’i zgjedhin vendet e tjera nëpër bregdetin e Shqipërisë dhe t’ia bojkotojnë e lëjnë krejtësisht Durrësin atij për vete, e ai mund të kënaqet me pakicën – “turistët e huaj”.
S’ka pse turistët nga Kosova t’ia marrin inat gjithë bregdetit të Shqipërisë për shkak se në krye të Durrësit paska qëlluar një kryetar trupeshk (po i përshtatet kjo “trupeshk” meqë po flasim për det! (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post