03:39 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari shqiptar dhe këngëtari në Amerikë bashkë, mijëra dollarë nga kursimet personale për të varfërit

10:19 | 08/12/2016
në Aktualitet, Sociale
0
Gazetari shqiptar dhe këngëtari në Amerikë bashkë, mijëra dollarë nga kursimet personale për të varfërit

Me zemër të madhe dhe me besimin se do ia arrijnë gazetari shqiptar Armir Mehaj dhe këngëtari Fran Gjoka bëjnë atë që s’e bën kushdo. Ata janë bërë së bashku, duke kërkuar nga miqtë e të njohurit sugjerime për emra familjesh që janë në varfëri ekstreme, për t’i ndihmuar me ushqime e lodra për fëmijët. Dhe në Pukë, si kudo në Shqipëri ka shumë në nevojë.

”Meqë jemi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri na duhet sërish të mendojmë për ata që nuk kanë mundësi të festojnë. Pukjani i mirë z.Fran Gjoka po mendon të ndihmojë familjet në varfëri ekstreme, ndaj ju lutem kush njeh familje në kushte ekstremisht të varfra në Bashkitë Pukë e Fushë Arrëz më njoftoni në mënyrë që të përfshihen në planin e ndihmës të z. FRAN GJOKA të gjithë ata që kanë vërtet nevojë. Zoti lehtësoftë skamjen nder ne!”, shkruan gazetari i ”Nees24”.

Mehaj, i cili ka hedhur idenë e parë për këto ndihma tregon për ”Shuplaka”-n të gjithë planin që kanë ndërmend të realizojnë me Gjokën që dikur ka qenë pjesë e Ansamblit të Shtetit e që tani jeton në Amerikë.

”Frani po mbledh fonde. Është e disata herë që ndihmon në këtë drejtim. Kjo nismë vjen pas asaj që më mbështeti për vendosjen e shtatores se Migjenit”, thotë gazetari Mehaj.

Po sa do kushtojë e gjithë ndihma?

”Një kontribut prej 30 mijë dollarësh nga buxheti i tij personal u vu për bustin, tani edhe për familjet e varfëra. Nuk janë një numër familjesh por do të jenë të gjitha ato familje në varfëri ekstreme”, jep detaje gazetari, duke shtuar se ndihma do të përmbajë paketën ushqimore me një gjel deti, ëmbëlsirën e festës dhe lodra sipas rasteve kur familja ka fëmijë.

Etiketa: amerikearmir mehajfran gjokandihmepukevarferi
Pas

Majk i penduar shkruan vargjet e Era Istrefit: Zemra jem si harron, fjalët që kurrë si ke thon

Para

Blushi kujton Dhjetorin: Gjysma e miqve të mi kanë ikur për të mos u kthyer kurrë

Para
Blushi kujton Dhjetorin: Gjysma e miqve të mi kanë ikur për të mos u kthyer kurrë

Blushi kujton Dhjetorin: Gjysma e miqve të mi kanë ikur për të mos u kthyer kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.