12:02 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gazetari shqiptar për “Corriere della Sera”: Erion Veliaj synon të bëhet kryeministër

15:23 | 11/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Gazetari shqiptar për “Corriere della Sera”: Erion Veliaj synon të bëhet kryeministër

“Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull të veçantë planit rregullues të Tiranës të miratuar së fundmi dhe mes rreshtash edhe dëshirës së Veliajt për t’u bërë kryeministër. Edhe pse për këtë të fundit shkruhet vetëm një rresht. Ajo që përbën rëndësi është edhe se ky artikull është shkruar nga një gazetar shqiptar.

Artikulli nxjerr fillimisht në pah organizimin që i është besuar arkitektit italian Stefano Boeri, italiani që merr në dorë Tiranën pas një tjetër italiani në vitin 1925. Plani parashikon më shumë gjelbërim për qytetin metropol të Shqipërisë.

Si një përpjekje për të rikuperuar me shpejtësi kohën e humbur nën regjimin komunist, flitet dhe për pyllin orbital e korridoret ekologjike që janë në qendër të planit urbanistik.

“Një kryeqytet që me kalimin e viteve është zgjeruar në banorë dhe ndërtesa, herë në mënyrë kaotike dhe herë me hope, u zbut përkohësisht në fasadat e pallateve nga kryebashkiaku i kohës, Edi Rama, tashmë kryeministër. Atje mund të gjesh ende rrugë me gunga dhe të pakalueshme, ndërsa qendra e kryeqytetit me arkitekturë fashiste është rrethuar me ndërtesa qiellgërvishtëse.”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Dhe mes rreshtave që përshkruajnë planin urbanistik që mendohet se do të shndërrojë kryeqytetin shqiptar, shqiptari që punon për “Corriere della Sera” del nga tema dhe në një fjali të vetme flet për ambicien e kryebashkiakut Erion Veliaj që synon të bëhet kryeministër, duke i zënë kështu vendin kryeministrit Edi Rama.

“Tirana në vitin 2030″ përfshin edhe lidhjet me aeroportin dhe portin e Durrësit, me transportin dhe shërbimet publike, me zonat e gjelbra dhe korridoret ekologjike, ky i fundit kaq i dëshiruar nga Erion Veliaj, ish-ministër në qeverinë e Ramës, tani kryetar i Bashkisë së metropolit, i cili pritet të kthehet në qeveri si kryeministër.”, shkruan Leonard Berberi për “Corriere della Sera”.

Leonard Berberi është një i ri shqiptar, i lindur në Shqipëri, që jeton në Itali dhe punon për “Corriere della Sera”.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”702″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Corriere della SeraErion Veliajkryeministerplani urbanistik
Pas

CEZ, reagon Nuel Kalaj pas aukzave të Ballës se si miku i Shkëlzenit mori 7 milion euro

Para

Ndërron jetë i moshuari nga gripi te ”Shefqet Ndroqi” në Tiranë, 3 të vdekur nga epidemia

Para
Ndërron jetë i moshuari nga gripi te ”Shefqet Ndroqi” në Tiranë, 3 të vdekur nga epidemia

Ndërron jetë i moshuari nga gripi te ''Shefqet Ndroqi'' në Tiranë, 3 të vdekur nga epidemia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, qindra dronë dhe raketa godasin përgjatë natës

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.